SYRI TV/ Tensione në seancën plenare të parlamentit, mazhoranca voton rendin e ditës me urgjencë

14:17, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kuvendi  u shoqërua me tensione dhe debate, pasi opozita bllokoi sërish punimet normale të Parlamentit, duke kërkuar të drejtat e saj kushtetuese;  ngritjen e komisioneve hetimore  dhe përfaqësimin  në komisionin e reformës zgjedhore.  Mazhoranca miratoi me urgjencë, projekligjet në rendin e ditës, për vetëm 1-0 minuta, ndërsa deputeti  demokrat Ervin Salinji, në përfundim të seancës, deklaroi se të gjitha insitucionet kanë humbur funksionin, duke iu nënshtruar kryeministrit.

SYRI TV 

Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste shënuan një tjetër rekord, duke zhvilluan seancën plenare në vetëm 10 minuta, me qëllim për të bllokuar kërkesat e opozitës, për kontrollin parlamentar të qeverisë përmes komisioneve hetimore dhe garantimin e pjesmarrjes së opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. 

Deputetët e opozitës, kanë bllokuar sërish punimet e seancës, duke kërkuar që të futen në rend dite kërkesat e tyre si një e drejtë legjitime dhe kushtetuese.

Por përpos rezistencës së deputetëve të opozitës, dhe akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama me pankartat që mbanin në duar, Lindita Nikolla vendosi që të kalonte në miratimin e rendit të ditës, dhe projektligjeve që ishin paraqitur, të cilat u votuan nga socilaistët pa diskutime,  siç ka ndodhur në  gjithë muajt e fundit.

Në përfundim të seancës, deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi për mediat, se opozita ka vetëm 3 kërkesa që i garantohen nga Kushtetuta, por  të gjitha institucionet sot i nënshtrohen vullnetit të kryeministrit.  

Salianji akuzoi kryeministrin dhe deputetët e grupimit Basha, se përmes farsës së komisionit bipartizan,  po bllokojnë sërish reformën  zgjedhore dhe realizimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.  

Deputeti i Partisë Demokratike paralajmëroi se opozita do të vijojë të pamundësojë zhvillimin e punimeve normale të parlamentit,  deri kur mazhoranca të  reflektoje për plotësimin e të drejtave të saj kushtetuese.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco