‘Veliaj duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë’/ Blushi: Drejtësia s’vepron ndaj provave të pakundërshtueshme

‘Veliaj duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë’/ Blushi: Drejtësia s’vepron ndaj provave të pakundërshtueshme

16:59, 15/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka komentuar protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Tedi Blushi thekson se Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar katër vite më parë, kur firmosi për inceneratorin, që sot nuk ekziston.

Blushi: Është hera e dytë që procedohem për tubim të paligjshëm, por këto procedime më shumë më frymëzojnë deri në arritjen e rezultatit final, të çmontimit të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës dhe ndëshkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Veliaj duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, që kur hodhi firmën për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston. Drejtësia nuk po reagon ndaj provave të pakundërshtueshme. Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Janë akorduar edhe 6 milionë euro të tjera për inceneratorin. Ku shkojnë paratë, kur incinerator nuk ka? Protestat nuk do të ndalen. Gjithë shteti dhe drejtësia për fat të keq janë vënë barrikadë përballë popullit. Sot nëse një njeri shet majdanoz në rrugë në Tiranë hiqesh nga rruga, ndërsa nëse vjedh si Veliaj nuk të gjen asgjë. Ky kryetar bashkie i ka shkaktuar dëm tepër të madh qytetarëve të Tiranës. Po shemben banesat në mënyrë të paligjshme, kur këta qytetarë paguajnë taksat në mënyrë të rregullt. Policia ka shkelur ligjin me të dyja çizmet, kur anëtarët e Këshillit Bashkiak pengohen të hyjnë në mbledhje. Policia funksionon në bazë të urdhrave politikë. Do i shembim muret e korrupsionit me çdo mënyrë dhe çmim.

Ky është një akt terrorist që bëhet ndaj banorëve në Thumanë. Ata kanë një shtëpi dhe nëse prishet banesa ku do të shkojnë e çfarë do të bëjnë. Ky regjim po provokon tension të lartë social, sepse djersa e gjaku i një jete të hidhet poshtë. Nuk merr dot as edhe një kompensim. Ky është një regjim terrorist e kriminal, që nuk kursen as fëmijët. Qytetarët të mbrojnë pronat. Edi Rama do bëjë gabime nëse prek pronat e këtyre qytetarëve.

Gjithashtu Blushi komentoi edhe tubimin e Ramës në Athinë, duke thënë se administrata është marrë në Shqipëri me autobusa drejt Greqisë. Ai tha se Rama është ai që ka dëbuar shqiptarët nga atdheu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco