‘Gërdeci’/ Mediu: Doli qartë se ministri i Mbrojtjes vetëm sa ka zbatuar ligjin

‘Gërdeci’/ Mediu: Doli qartë se ministri i Mbrojtjes vetëm sa ka zbatuar ligjin

13:11, 24/01/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO-ja, ku ftoi të gjithë dëshmitarët që të dëshmojnë dhe të thonë të vërtetën.

Mediu tha se dëshmitarët sot ishin të ndarë në dy grupe, dëshmitarë që kanë qenë pjesë e komisionit të çmimeve të municioneve dhe dëshmitarë që kanë qenë pjesë e kategorizimit të municioneve.

Sipas Mediut, në fund rezultoi që ministri i Mbrojtjes së asaj kohe nuk ka bërë asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit.

“Dëshmitarët kanë qenë dy grupe, dëshmitarë që kanë pjesë e komisionit të çmimeve të municioneve dhe dëshmitarë që kanë qenë pjesë e kategorizimit të municioneve, se dhe ata që kanë përgatitur VKM dhe urdhrat.

Doli qartë që nuk ka pasur asnjë indicie apo ngacmim nga ministri i Mbrojtjes, që të shtynte as VKM as urdhra apo të ndikonte në vendimmarrjen e tyre.

Doli e qartë një gjë e rëndësishme, ndarja e civilëve nga ushtarakët. Doli qartë edhe që qarkullimi i mallrave brenda Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet pa pagesë, proces që tregon se ministri nuk ka bërë asgjë tjetër, përvec zbatimit të ligjit.

Shpresoj që në seancën e radhës të  gjithë të vijnë dhe të dëshmojnë”, tha Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco