Vendimi për përjashtimin e dinarit serb, DASH thirrje Kosovës: Duhet më shumë kohë, konsultohuni me partnerët!

Vendimi për përjashtimin e dinarit serb, DASH thirrje Kosovës: Duhet më shumë kohë, konsultohuni me partnerët!

09:51, 24/01/2024
A+ Aa A-

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në një përgjigje për media ka thënë se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit të BQK-së me të cilin nga 1 shkurti përjashtohen pagesat me dinarë në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbusë ndikimin që ato vendime do të kenë në qytetarë” ka thënë zëdhënësi për Pavlovic Today.

“Ne jemi të shqetësuar se rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigje.

Sipas këtij mediumi, Departamenti i Shtetit nënvizoi se, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe zotimet e marra sipas Planit të Ahtisaarit, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit etnik serb në Kosovë”.

“Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të kërkojmë nga Kosova që të përmbushë zotimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASM)”, citohet zëdhënësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco