‘Deputeti hetohet, akuzohet e gjykohet edhe duke qenë me imunitet’

‘Deputeti hetohet, akuzohet e gjykohet edhe duke qenë me imunitet’

09:21, 24/01/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Mua më intereson Parlamenti, institucioni d.m.th, jo deputetët.

Besoj, në kushte normale, Parlamenti duhet të interesojë të gjithëve. Fakti që nuk i intereson të gjithëve tregon se nuk jemi në kushte normale...

Arrestimi i çdo deputeti, jo në flagrancë dhe pa një vendim dënimi të formës së prerë, është dëmtim i Parlamentit.

Insistoj, ligjërisht kjo (d.m.th arrestimi, le pastaj si person nën hetim) nuk mund të ndodhë. Nuk mund të lejohet të ndodhë në asnjë rrethanë, sado inat ta kemi deputetin në fjalë.

Fakti që ndodh, është tregues se Parlamenti është i dobët dhe nën sulm antiligjor.

E përsëris: deputeti hetohet, akuzohet e gjykohet edhe duke qenë me imunitet. Atëherë përse iu dashka hequr imuniteti që të arrestohet?! S’ka logjikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco