‘Kur qeveria kapet duke shkatërruar opozitën, bie’/ Manjani: Rama ka blerë më shumë se McGonigal!

‘Kur qeveria kapet duke shkatërruar opozitën, bie’/ Manjani: Rama ka blerë më shumë se McGonigal!

22:57, 23/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, juristi Ylli Manjani ka folur edhe për zhvillimet e fundit të aferës korruptive Rama-McGonigal.

Manjani theksoi se në çdo sistem demokratik, të kapet qeveria duke kryer veprime për të shkatërruar opozitën e vetë, kundërshtarin e vetë, bie.

Sipas juristit, Rama ka blerë më shumë se McGonigal, sepse nuk i tha ky i fundit, ish-ambasadores amerikane Juri Kim që ti thoshte opozitës ju do hani bar.

Manjani: Kjo ngjarje vlen për shoqëri normale ku sistemi funksionon. Në çdo sistem demokratik, të kapet qeveria duke kryer veprime për të shkatërruar opozitën e vetë, kundërshtarin e vetë, bie. Në çdo sistem, ku të doni ju. Në kushte normale, ku sistemi politik ka dy pare mend ka dhe pak fytyrë në kuptim moral por edhe legal. Në kushtet kur ne nuk e kemi këtë normalitet, kur një grup diskuton mbijetesën dhe grupi tjetër diskuton jetëgjatësinë, këtu nuk jemi në situatë normale.

Dhe këtu jo McGonigal, por ky ka blerë më shumë se McGonigal. Departamenti i Shtetit ka 10 vjet që i bie opozitës dhe është e tmerrshme dhe nuk është McGonigal. Është një zinxhir lobistësh që bën të njëjtën gjë. Nuk i tha McGonigal Juri Kim të vinte dhe ti thoshte opozitës shqiptare ju do hani bar. Se nuk e paguante McGonigal ambasadoren e Amerikës por Departamenti i Shtetit Amerikan është e zgjedhura e Presidentit të Amerikës.

Është shumë më e rëndë situata.

E dyta, institucionet e vendit që kanë balancë dhe këllqe të mjaftueshme, thonë avash ti zotëri se këto lekët që çon poshtë e lartë nuk i ke të babës tënd, po do vish këtu do japësh llogari, dhe ata thonë jo po ne çfarë të themi, është i madhi ai tani, kush ka futur kryeministër në burg, mos më iku dhe kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco