Anëtarë e Brain Gain në PD: Narrativa e Ramës që nga 2013 ka qënë daullet, tepsia, tallavaja, timoni

22:13, 23/01/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike Tedi Kopliku ka komentuar situatën aktuale politike në vendin tonë duke thënë se Rama i ka pushtuar të gjitha pushtetet e mediat dhe tashmë mendon se e ka zhdukur opozitën.

Në një lidhje me Skype për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Kopliku solli në vëmendje ditën e arestimit të Berishës ku tha se mediat krah tij transmetonin këshilla gatimi në vend të padrejtësisë që iu bë kryetarit të opozitës.

"Çfarë po ndodh në Shqipëri? Qeveria thotë “për t’ju siguruar juve nga ‘gogoli’ Berisha, ne i vjedhim zgjedhjet, i vjedhim vulën dhe jashtë rregullave kushtetuese burgosim kryetarin e opozitës”. Kjo është narrativa që zgjedh Edi Rama  “ e di që bëjmë gabim por e bëjmë për t’ju ruajtur ju nga dr.Berisha”. Që nga viti 2013 Rama para se me marr pushtetin narrativa e tij ka qënë: daullet, mbrapa kaloj tepsia, tallavaja, timoni. E ka zhvendosur komplet debatin. Po ti shikoni studiot televizive të viteve të mëparshme deputetët vinin me shifra të parapregatitura, kurse sot televizionet janë kthyer si një kafene që njerëzit diskutojnë për biseda si ti vijnë për mbarë.

Arsyeja kryesore e humbjes së demokracisë është dezinformimi. Sot ne kemi të bëjmë me patroalgoritma. Sapo ti përmend fjalën rezistencë, protestë, diktaturë, automatikisht ti kthehesh shadoë banning. Në ditën që është arrestuar Sali Berisha një media tregonte se cila është teknika më e mirë për të gatuar bakllavanë."

Në të njëjtën linjë ishte edhe kolegu Nikola Kedhi, i cili shtoi se Partia Demokratike duhet të marrë meritë pasi është e para e cila kërkon diskursin e ideve për të njëtë më të mirë të qytetarëve.

“Në qoftë se ne shikojmë emisionet e përnatshme, të gjithë diskutimet në arenën mediatike shqiptare  thonë që e djathta shqiptare nuk ka ide, nuk ka një vizion për të ardhmen, nuk ka një alternativë  dhe fokusohen të gjithë në pjesët negative të së djathtës. Pengesa mediatike është pengesa e parë. Është dhe një mosdëshirë e shumë faktorëve të ndryshëm në Shqipëri për tu thyer tek idetë dhe për tja dhënë këtë meritëe partisë demokratike që është e para që po kërkon ta fusë këtë diskurs të ideve.

Në qoftë se Partia Demokratike , e djathta shqiptare kthehet në shtëpinë e vlerave , në shtëpinë  e ideve që ia bëjnë shqiptarëve jetën më të mirë unë mendoj që kjo është rruga që e djathta të vijë në pushtet.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco