Korreshi: PE-ja i futi një shuplakë fytyrës Ramës, sjellja me opozitën e patolerueshme

21:36, 23/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'A Show' në SYRI TV me moderatorin, Adi Krasta për të koemtnuar zhvillimet në Parlamentin Europian ku ishin të ftuar dhe politikanët shqiptar ishte deputeti i PD, Sajmir Korreshi.

Korreshi është shprehur se Rama mori një shuplakë fytyrës nga PE pasi është sjellë në mënyrë arrogante me opozitën dhe me çështjen Beleri.

"Këtu imazhi i sulltanit që është një kështjellë rërë mendoj se ka krijuar një fabul të rreme që bën dirigjentin, por ndryshe ndodhi në parlamentin evropian që ja kthyen mbrapa propozimet sepse ka treguar arrogancë me opozitën dhe Bejlerin.

Në fjalimin tim në lidhje me rajonin kam thënë se në fillim duhet të zgj9idhim problemet e brendshme  paso ka probleme vendi me njerëzit e vet pastaj të bëjmë sikur po shpëtojmë rajonin.

Në fjalimin e dytë u shpreha se si ka mundësi që po futemi aq lirë në PE sepse në vendin tonë në parlament po futemi nga dritaret. PS ka bërë një lloj patronazhi ndërkombëtar ndërsa ne kemi flerë në këtë aspekt dhe kjo ka dhënë një lloj avantazhi në arenën ndërkombëtare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco