Berisha: Çmontova një për një gjithçka në atë dosje! Sot Rruga e Shpresës është aq plot, sa po e tmerron Edi Ramën

Berisha: Çmontova një për një gjithçka në atë dosje! Sot Rruga e Shpresës është aq plot, sa po e tmerron Edi Ramën

19:49, 23/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet në Rrugën e Lirisë është shprehur se unë dorëzova në Skapin e partisë një dokument, në të cilin piramida e mashtrimit, piramida e turpit, piramida e shpifjes, piramida e manipulimit, rrëzohet në të gjitha aspektet e saj.

Postimi:

Miqtë e mi, një mik më shkruante sot: Doktor, diktaturat ekzistojnë për shkak se diktatori i mban ato.

Diktatura nuk luftohet, po nuk luftove diktatorin.

Dhe me këtë rast dua t’u them atyre banalistëve që bëjnë të mërziturin nëpër studio se po luftohet Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama.

Ju, thotë ai, o të mjerë nuk jeni gjë tjetër veçse mjeranë të diktatorit. Mbroni atë, por diktatura nuk rrëzohet kurrë pa luftuar dhe rrëzuar diktatorin.

Së fundmi, të dashur miq, unë dorëzova në Skapin e partisë një dokument, në të cilin piramida e mashtrimit, piramida e turpit, piramida e shpifjes, piramida e manipulimit, rrëzohet në të gjitha aspektet e saj.

Me dokumente provova se gjithçka aty bazohet në mashtrim. Mashtrime të turpshme, t’i dëgjoje miqtë e mi, ua them me sinqeritet, pyesje veten, a janë qenie njerëzore këta që i lejojnë vetes të vetëposhtërohen në këtë shkallë ekstreme? Të vetëposhtërohen në ekstrem?

Si ka mundësi të depersonalizojë njeriun veten dhe të pyesë për gjëra të cilat kishin 100 përqind përgjigjen në dokumentet që fshihnin vetë?

Si ka mundësi të depersonalizohen në këtë shkallë të tillë, saqë bazuar në një kallëzim të rremë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sipas të cilit toka është shpronësuar nga italianët, në një kohë kur dokumentet italiane të kohës, Fletorja Zyrtare faktonte se toka e 5 familjeve pronare nuk ishte shpronësuar, por ishte mbajtur thjesht rekuizitë dhe pushtim.

Si ka mundësi që qeniet njerëzore të poshtërojnë veten dhe të thonë se Sali Berisha ndërmori privatizimin për të favorizuar dhëndrin e tij, në një kohë kur privatizimin e ndërmori Fatos Nano, Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi.

Po këta janë njerëz që turpin e hanë me buke, këta janë njerëz që në raport me ligjin, nuk kanë moral. Në raport me të drejtën, ata nuk kanë moral.

Por njeriu nuk mund të poshtërojë veten në këtë mënyrë dhe të shpifë dhe të trillojë në këtë mënyrë.

Ç’qenie jeni ju, u pyes sot, që nuk guxoni pavarësisht se i gjithë procesi i ndërrimit të destinacionit është vepër e Edi Ramës, se destinacioni është ndërruar para privatizimit, kur terreni ishte sportiv dhe shtetëror?

Ç’qenie jeni ju, kur lejen e ndërtimit e ka dhënë Edi Rama, lejen e sheshit të ndërtimit e ka dhënë Edi Rama dhe mashtroni e thoni se e ka dhënë Lulzim Basha?

Ç’qenie jeni ju o mjeranë që fshihni dokumente që faktojnë se Edi Rama u dënua nga gjykata me 320 mijë euro se shkeli çdo rregull dhe ju nuk guxoni t’i përmendni emrin njëherë?

Pra, çmontova një për një gjithçka të turpshme në atë dosje.

Dola dhe gazetarët më pyeten me të drejtë: çfarë provash të reja të paraqitën?

Po ku kishin prova ata? Ata kishin turpin e tyre si provë.

Prova e vetme ishte turpi i tyre, prova e vetme ishte mashtrimi i tyre.

Miq, kur e nisëm ishim pak. Sot Rruga e Shpresës është plot. Është aq plot sa po e tmerron Edi Ramën.

Ju garantoj se nga ky parlament këtu, do çlirojmë atë parlament atje.

Se nga ky parlament këtu, do rikthejmë ligjin, do rikthejmë lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, do rikthejmë Shqipërinë në rrugë normale.

Do rikthejmë Shqipërinë në rrugën e shpresës, në rrugën e fitores.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco