Rama bën edhe lypsarin edhe cubin, por Shqipëria përthith 10-të herë më pak fonde nga BE se Serbia

Rama bën edhe lypsarin edhe cubin, por Shqipëria përthith 10-të herë më pak fonde nga BE se Serbia

14:04, 22/01/2024
A+ Aa A-

Ndonëse Edi Rama fryhet si gjel nëpër samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimorë, vendi që drejton ai prej dhjetë vitesh është përfituesi më i vogël i këtyre Samiteve.

Gjatë 10-vjeçarit të fundit Shqipëria ka përfituar dhjetëra herë më pak se Serbia investime nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane e Investimi në formën e kredive të buta.

Kryeministri Edi Rama u ankua për Greqinë gjatë fjalës së tij në samitin e fundit që u mbaj në Shkup.

“Një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, nga BE fiton rreth 400 mijë euro për qytetar, ndërsa ne 110 për qytetar, dhe ky është problemi. Nuk jemi më të mirët por ekziston dëshpërim në këtë drejtim. Kemi ardhur në këtë pikë që është diçka e madhe. Bëhet fjalë që mënyrat e ndryshme që ne shihemi ose kuptohet. Europianët pa BE, është e rëndësishme të thoja që kjo është një sfidë goxha e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familje. Kur them këtë nënkuptoj nëse jeni të gatshëm të jepni diçka për veten, jo vetëm të luani lojëra. Këtu bëhet fjalë për testin e pjekurisë.

Mund të paramendoni në çfarë pozicioni do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ndodh një herë në vit. Prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, që ishte një lloj procesi për politikë ditore, për luftën e fuqisë dhe forcës, që e vendosëm agjendën pjesë e këtij tregu.

 Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash “aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi. Viti 2024 dhe nuk besoj që Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë, kam energji, është akt historik, është diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye për optimizmin tim. Pasi zhvilluam darkën dje kuptuam që mund ta bëjmë këtë, mund të flasim për ekonominë. Kur flasim për ushqim duhet të pranoni që nuk jeni më të mirët në rajon.

Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Jemi ballkanas, nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Të kemi mesazh të qartë nga liderët që duhet të harrojmë historinë, duhet ta harroni se cila ngjyrë është e flamurëve tona, ngjyra më e rëndësishme duhet të jetë e flamurit të BE-së. Nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundësi. Kur jemi në formë të mirë ata janë në formë të keqe dhe anasjelltas. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet”, theksoi Rama.

E ndërsa bën lypsarin kapriçoz, Edi Rama nuk harron të bëjë edhe cubin aty për aty në Samitet e BE-së. Por para se të bëjë këto, duhet të shpjegojë faktin se si ka mundësi që Shqipëria që drejton ai prej një dekade përfiton dhjetë herë më pak fonde se Serbia.

Bashkimi evropian ka investuar në vendet e Ballkanit Perëndimor 23.9 miliardë euro, kryesisht dekadën e fundit. Pjesa më e madhe e fondeve është përfituar nga Serbia (8.5 miliardë), më pas është Bosnja (5.7 miliardë) dhe më pas është Shqipëria që ka përfituar nga BE investime në vlerën 3.2 miliardë euro.

Sipas të dhënave grantet e përfituara janë në vlerën 355.6 milionë euro, ku pjesa më e madhe prej 272.1 milionë euro është investuar në transport, 36.2 milionë euro janë përdorur në sektorin e energjisë, ndjekur nga mjedisi e klima me 28.9 milionë euro.

Ndërsa Serbia përthith fonde, Shqipëria vazhdon të vuajë mungesën e kapaciteve dhe projekteve, për të përfituar më shumë nga paratë e Bashkimit Evropian.

E vetmja gjë që ka përfituar Shqipëria është kapadaillëku i kryeministrit të vendit, i cili fryhet si gjel nëpër samite, sulmon BE-në dhe bën njerëzit për të qeshur.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco