Task Force/ Reforma Zgjedhore, Rizai: Është një çështje që ka nisur me pazar dhe po shkon drejt asaj gjëje

18:50, 16/01/2024
A+ Aa A-

Për të folur për Reformën Zgjedhore ishte i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV, gazetari politik Ermal Rizai.

Rizai ndër të tjera u shpreh se Reforma zgjedhore është çështje që ka nisur me pazar dhe po shkon drejt asaj gjëje.

Ndërsa pyetjes së moderatores Sonila Meço se a është Lulzim Basha alibia e Ramës kësaj radhe, Rizai u përgjigj:

Sa i takon asaj që ju pyesni do i referohem denoncimit që e ka bërë ditën e djeshme zoti Bardhi në parlament që tha se zoti Basha do të ulet në këtë tryezë të reformës elektorale për të bërë atë që u bë në vitin 2020, pra këtë ka denoncuar.

Që në 2020 ndryshimet që ne i ndoqëm pak më herët pra ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kjo çështja e reformës zgjedhore pas përfundimit të zgjedhjeve të 2021-t duke iu referuar dhe rekomandimeve të ODIHR-it duhet të bëjë një komision për të implementuar këto rekomandime.

Ky komision u ngrit në mënyrën që po votoi organet e Vetingut më jep dy komisione në Reformën elektorale dhe territoriale dhe zoti Alibeaj, dua të saktësoj diçka. Kur është caktuar bashkëkryetar i reformës elektorale është caktuar nga ana e deputetëve në një mbledhje dhe ata kanë propozuar në Kuvend si grupi parlamentar i Partisë Demokratike se bashkëkryetar është zoti Alibeaj, anëtar zoti Bylykbashi, zoti Sula anëtar, zonja Duma anëtare, zoti Çollaku anëtar, zoti Metaliaj anëtare dhe anëtar zëvëndësues zoti Salianji, zoti Jakupllari kështu është zgjedhur Alibeaj.

Tani ne kemi deputetë të cilët thonë se ne kemi zëvëndësuar zotin Bylykbashin që kemi sot në të njejtën mënyrë. Kjo nuk pranohet. Kur e kemi pyetur ne zotin Çuçin në parlament në këtë komision zonja Duma ka dhënë dorëheqje nuk është më, nuk është problem atë e zëvëndësojmë. Kur kemi pyetur përfaqësuesit e zotit Basha nuk është problem atë e zëvëndësojmë se kanë dhe përgjigje të njëjta.

Pra e kam që fjalën zonja Duma vijon të jetë akoma në këtë listë sepse ky komision vetëm zvarritet. Dhe vjen një moment që vjen zoti Basha rikthehet në një konferencë për media për çështjen e reformës elektorale  me idenë se do një listë zgjedhore në gjithë Shqipërinë se nuk po merrem me lista të hapura se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e mandateve që nuk e dimë që do reflektohet por e kam fjalën në një situatë pas përfundimit të zgjedhjeve të 2021 një komision do të ngrihet sepse janë rekomandime që do të implementohen. Kjo është një çështje që ka nisur me pazar dhe po shkon drejt asaj gjëje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco