Kryetari i opozitës, Sali Berisha në ‘arrest shtëpie’, mbështetësit mblidhen sërish poshtë banesës së tij

Kryetari i opozitës, Sali Berisha në ‘arrest shtëpie’, mbështetësit mblidhen sërish poshtë banesës së tij

18:53, 16/01/2024
A+ Aa A-

Mbështetësit e opozitës dhe liderit të saj, Sali Berisha, janë mbledhur sërish këtë të martë në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Mes mbështetësve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili mbajti fjalën e tij. Ndërkohë qytetarët mbajnë në duar pankartat me slogane “Ram-izin ta rrëzojmë sërish”, “Nuk duam Parlament monist”.

Kujtojmë se kreu i PD, Berisha ndodhet në ‘arrest politik’ nga pushteti i Edi Ramës pa patur asnjë akuzë ndaj tij në tre vite hetime nga SPAK.

Ndërkohë që, sot, Berisha ka kërkuar leje për të shkuar në Parlament për të ushtruar detyrën e tij si deputet i Parlamentit dhe lider i opozitës shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco