VIDEO/ Kaso diskretiton Bashën për 'marrëveshjen' e re sekrete me Ramën: Asnjë 'bekim' ndërkombëtar

18:18, 16/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke folur në lidhje me reformën zgjedhore, është shprehur se Basha ka një ‘marrëveshje’ të re sekrete me Edi Ramën.

Kaso u shpreh se asnjë ndërkombëtar nuk ka ndërmjetësuar ndonjë gjë në lidhje me reformën zgjedhore.

‘Qëllimi i vetëm i daljes dje publike të Bashës, nuk ishte të shkonte në parlament, sikundër do të duhej ta bënte prej muajsh, dhe vendosi ta bëjë dje më në fund, por për tu autoproklamuar nga jashtë selisë së parlamentit, si lideri i demokratëve dhe udhëheqësi nga ana e opozitës i reformës zgjedhore, që duhet të jetë një ushtrim i përbashkët, se kështu kanë thënë ndërkombëtarët dhe deklaratat e sotme e vërtetuan.

U pa që nuk ishte e vërtetë.

Basha përveç shumë probleme që ka në atë fraksionin e tij të vogël që vazhdon ta quajë ende PD, ka dhe një kompleks të madh atë që të ulet me kundërshtarin politik, sepse dihet fare mirë se çfarë pasojash të tmerrshme për opozitën dhe opozitarizmin në përgjithësi, kanë prodhuar marrëveshjet e tij në tryezë me kundërshtarin politik.

Që nga 2017 e dimë që në çdo rast që është ulur apo ka tentuar të bëjë një marrëveshje ose është zbuluar më pas se marrëveshja ka qenë e shitur në tryezë ose janë zhbërë, duke mos arritur Basha të mos ofronte asnjë lloj garancie që ajo që ai negocionte në tryezë, i referohem këtu marrëveshjes së 2020 që u zhbë 3 muaj më vonë me forcën e kartonit’, tha Ivi Kaso në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco