SYRI TV/ Avokatët e Berishës kërkesë në SPAK: Të lejohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

14:38, 16/01/2024
A+ Aa A-
 
Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar SPAK-ut me kerkesën për të lejuar liderin e opozitës të marrë pjesë në seancat planate në Kuvend, me argumentin se ushtrimi i detyrës së ligjvënësit është detyrim Kushtetuese.
 
Teksa pritet një vendimarrje e prokurorëve Kraja dhe Millonai për këtë kërkesë, SPAK njoftoi nga ana tjeter Jamarbër Malltezin se do të merret në pyetje si person në hetim per dosjen ‘Partizani’ 
 
SYRI TV
 
Ndërsa në Gjykatën e Apelit pritet shqyrtimi për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, avokattë mbrojetës të kryedemokratit janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK-ut, për ta lejuar që të marrë pojesë në seancat plenare të Kuvendit. 
 
Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi argumentojnë se pjesëmarrja në seanca parlanentare është një e dretë dhe detyrim kushtetues per të përmbushur detyrimin si ligjvënës i Kuvnedit.
Kërkesa e palës mbrojtje ndaj SPAK ësghtë bërë të hënën, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo atë.   
 
Ndërkohë nga ana tjetër, Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka njoftuar këtë të martë, dhëndrrin e Sali Berishës, njëherash anëtarin e kryesisë së selisë blu, Jamarbër Malltezin, se do të merret në pyetje të merkurën, në cilësinë e personit në hetim. 
 
Ndërsa për liderin e opozitës Berisha është dërguar njoftim që të pyetet të Enjten e ardhshme.
 
Ndërkohe Avokatët e Malltezit paraqesin në SPAK kërkesë për shtyrje për shkak të impenjimeve të planifikuara, çka pritet të shtyjë marrjen ne pyetje të Jamarber Malltezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco