Ambasada angleze përgënjeshtron Bashën: Nuk kemi ndërmjetësuar

Ambasada angleze përgënjeshtron Bashën: Nuk kemi ndërmjetësuar

14:06, 16/01/2024
A+ Aa A-

Pas Ambasadës amerikane dhe asaj europiane, edhe ambasada angleze e ka përgënjeshtruar Lulzim Bashën, i cili u shpreh se për marrëveshjen e tij personale me Edi Ramën për reformën zgjedhore, ka pasur ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Në postimin e saj në Facebook, ambasada britanike shprehet se ka mbështetur gjithnjë një parlament dhe demokraci funksionale, si dhe struktura që u mundëson përfaqësuesve të opozitës të detyrojnë qeverinë të japë llogari për të pasqyruar interesat e qytetarëve.

Për sa i përket deklaratave të Bashës, ambasada britanike sqaron se nuk kanë ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, por vazhdojnë të nxisin dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar.

Deklarata e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë:

Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh.

Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët."

Prononcimi i Bashës ku mashtronte publikisht se Ambasada Britanike, Amerikane dhe BE kishin bërë ndërmjetësin për t’u ul Gjiknuri me Alibeajn për reformën...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco