'Ministri antikorrupsion në vitin e 11-të të qeverisjes?! Po e pranokan që e paskan bërë 'mullar'!

'Ministri antikorrupsion në vitin e 11-të të qeverisjes?! Po e pranokan që e paskan bërë 'mullar'!

12:04, 14/01/2024
A+ Aa A-

Në një kohë kur korrupsioni është bërë kryefjala e ditës dhe epiteti kryesor që karakterizon Qeverinë Rama III, në një kohë kur arrestime në nivele të larta ministrash, zv.ministrash e drejtorësh dhe biznesmenësh të lidhur em qeverinë kanë nisur dhe po vazhdojnë, Kryeministri Edi Rama vendos befasisht të krijojë një “ministri” ose më saktë, një Ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të drejtuar nga Adea Pirdeni.

Shumë pikëpyetje janë ngritur.

Një ekspert i ligjit në Partinë Demokratike, z. Dorjan Teliti, bëri këtë krahasim për të hedhur dritë mbi atë që po ndodh.

“Në 2013, - gjykon ai, -  Partia Socialiste erdhi në pushtet me shumë premtime. Nuk mbajti asnjë, përkundrazi, një prej tyre ishte që do të luftonte korrupsionin, por nuk ngriti një ministri të posaçme për ta luftuar atë fenomen.  Mesa duket vetë qeveria socialiste e vlerësonte jo aq shqetësues atë fenomen sa t’i dedikonte një ministri të veçantë.

Në vitin 2024, në vitin e 11-të të qeverisjes, Kryeministri vendos ngritjen e ministrisë antikorrupsion! Çfarë po ndodh?! Jemi më mirë apo më keq sesa 11 vite më parë?

11 vite më parë, tenderimet bëheshin me garë me të paktën 3 ofertues, ndërsa sot kryesisht me 1 ofertues që fiton gjithmonë në kufi të fondit limit.

11 vite më parë nuk kishte asnjë PPP, që gërryente paratë e Buxhetit të Shtetit, ndërsa sot lista e tyre është aq e gjatë sa s’di njeriu nga t’ia fillojë.

11 vite më parë, shqiptarët, nga emigrimi ktheheshin në Shqipëri, besonin te Shqipëria, ndërsa sot ikin me qindra çdo ditë se në këtë vend është vrarë shpresa për një jetesë të drejtë dhe dinjitoze.

Mos ndoshta qëndrimet e mazhorancës qeverisëse, që ata janë "kampionët" e luftës ndaj korrupsionit, janë thjesht propagandë dhe po pranojnë nënzëri që kjo qeverisje e ka bërë m.t.n, mullar?! E vërteta mund të vonojë, por një ditë do të dalë nën dritën e diellit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco