Spaho: Mazhoranca po bën përpjekje për të eliminuar veprimtarinë politike të opozitës

Spaho: Mazhoranca po bën përpjekje për të eliminuar veprimtarinë politike të opozitës

11:36, 14/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për rikthimin e punimeve në Kuvend. Spaho u shpreh se mazhoranca po bën përpjekje të vazhdueshme për të eliminuar veprimtarinë politike të opozitës.

Spaho: U bë disa muaj që jemi në një aksion politik ndryshe nga herët e tjera.

Nga ana e mazhorancës bëhën përpjekje të vazhdueshme për të eliminuar sa më shumë veprimtarinë politikë të opozitës.

Në mënyrë të paligjshme pengohemi të krijojmë komisione hetimore parlamentare.

Na mohohet e drejta për tu përfaqësuar në komisionin për reformën zgjedhore.

Mazhoranca dëshiron që në komisionin për reformën zgjedhore të ketë përfaqësuesit nga grupimi I Lulzim Bravës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco