‘I ka zhytur në frikë’/ Berisha: Mos pranoni kurrë se shqiptarët votojnë Ramën. Frika u ka ndrydhur shpirtin

‘I ka zhytur në frikë’/ Berisha: Mos pranoni kurrë se shqiptarët votojnë Ramën. Frika u ka ndrydhur shpirtin

19:18, 12/01/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha u ka thënë mbështetësve të tij në protestën e 12 rresht poshtë banesës së tij, se nuk ka shqiptarë që votojnë Edi Ramën.

Sipas Berishës, Rama i zhytur shqiptarët në frikë dhe frika u ka ndrydhur shpirtin.

Berisha: Miqtë e mi!

Frika që Edi Rama mbolli në të 4 anët e vendit, solli sot Shqipërinë në terrorin e diktaturës së tij. 

Por frika është ndjenja e cila shkatërron, shpërfytyron qeniet njerëzore.

Po të kthehemi pak mbrapa në diktaturë, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori.

Dhe po të pyesje shqiptarët të përgjigjeshin masivisht se populli e do Enver Hoxhën dhe vdes për të.

Edhe sot po të pyesësh, të përgjigjen se populli e voton Edi Ramën. Populli e donte Enver Hoxhën se ishte i frikësuar dhe i tmerruar.

Populli voton Edi Ramën, sepse Edi Rama ua rrëmben votën, i tmerron dhe i frikëson.

Populli nuk do diktatorët.

Nuk donte Gadafin, Stalinin, nuk donte asnjë diktator dhe njerëzit e lirë nuk mund të duan kurrë diktator.

Kjo është e vërteta për Shqipërinë e shqiptarët.

Demokratë e demokratë, sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë.

Edi Rama është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Po si nuk mund të jetë i urryer ai i cili grabit me firmën e tij, qindra milionë eurot e djegësit.

Po si mund të duan shqiptarët atë, i cili gjobit shqiptarët me 1 miliardë euro me Portin e Durrësit dhe u grabit 4 miliardë euro të tjera për veten dhe arabët e tij.

Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili jeton sot në saraje 57 metra të gjata themelet, të ndërtuara të tëra mbi vjedhjen dhe përvetësimin.

Po si mund të duan shqiptarët një njeri i cili, u bë kryeministër duke deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë dhe përfundoi me saraje me një park 5 mijë metra katrorë.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili, kur ata marrin detërat me gomone, i bie qark globit për pushime dhe harxhon dhjetëra milionë.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili me soj e sorollopin e tij grabit nga mëngjesi deri në darkë, pasuritë publike të shqiptarëve.

Mos pranoni kurrë se shqiptarët votojnë Edi Ramën. Por Edi Rama i ka zhytur në frikë ata dhe frika u ka ndrydhur shpirtin. Frika i bën ata të pranojnë këtë realitet të tmerrshëm.

Frika i bën ata të injorojnë ata, këtë realitet të tmerrshëm.

Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili do të renditet në historinë e kombit, një nga tradhëtarët më të ligj të këtij kombi.

Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri të cilin Europa e quan, Pashiqi i Tiranës.

Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qenies së tyre që në 10 vite përgjysmoi popullatën shqiptare. Tejkaloi Çubrilloviçin, Pashiqin, të gjithë pushtuesit në përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Kush i beson këto? Vetëm frika ju vret mendjen njerëzve, ju heq mendjen njerëzve.

Askush nuk mund të pranojë një gjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco