Ndoka: Berisha ia prishi planet dhe gjumin Lulit e Ramës

Ndoka: Berisha ia prishi planet dhe gjumin Lulit e Ramës

18:35, 12/01/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka marrë pjesë në tubimin poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ndoka u shpreh se arrestimi i kreut të PD, Berisha është bërë për arsye politike dhe se arrestimi i liderit të opozitës është i pafalshëm.

Ai shtoi se Berisha është një pengesë reale e qeverisë së Ramës dhe se ai ishte personi që çliroi PD-në nga kapja e saj. Ndoka vijoi duke thënë se Berisha “ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës”.

Ne nuk jemi kundër drejtësisë, është e pafalshme që liderit të opozitës i hiqet e drejta e komunikimit. Është një luftë e pastër politike. Berisha është pengesë reale e qeverisë së Ramës, është i vetmi burrë shteti që kishte guximin për të akuzuar me prova këtë kryeministër arrogant. Kjo e ka trembur atë, por e kanë akoma më frikë sepse çliroi PD-në, ish-kreu i të cilës u kap peng. Berisha ia prishi planet dhe gjumin edhe Lulit edhe Ramës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco