Noka: Ta harrojë Edi Rama se do t'i shpëtojë hetimit për PPP, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës apo TIMS

Noka: Ta harrojë Edi Rama se do t'i shpëtojë hetimit për PPP, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës apo TIMS

14:39, 12/01/2024
A+ Aa A-

Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD i dërgoi një mesazh Kryeministrit Edi Rama përmes mediave, një mesazh në prag të sesionit të ri parlamentar.

:Që ky sesion parlamentar nis si një nga sesionet më të errëta të parlamentarizmit nuk ka nevojë për koment, - tha Noka. -  Fakti që ne jemi në fillim të këtij sesioni me ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore, tregon që kemi një parlament që vetëm për qytetarët nuk është, po tentativë për të shuar mekanizmat e kontrollit që ka opozita në parlament, praktikisht për ta kthyer opozitën në fasadë, dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta refuzojmë.

Ai e ka bërë këtë me shpresën se nuk do të hetohet, por Edi  Rama ta harrojë! Pavarësisht se është përpjekur që ta servirë si fakt, një ligj që vetëm demokratik nuk është, një gjë do t'ju them: Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për abuzimet me PPP-të, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës; bashkëshortes!

Edi Rama dhe Taulant Balla ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për TIMS, se aty janë vjedhur të dhënat, dhe u janë dërguar armiqve të Shqipërisë dhe NATO, se aty janë zhdukur të gjitha provat që e lidhin, Olsi Ramën me drogën dhe kokainën në pikat e kalimit kufitar, aty janë zhdukur edhe hyrjet – daljet dhe shoqëritë e pafundme me McGonigal.

Që të gjitha këto PD-ja është e vendosur dhe do të gjejë mënyrën për t’i hetuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco