Deklarata skandaloze e Bashës se anëtarët kanë vdekur, gazetari: Duhet të kërkojë ndjesë!

Deklarata skandaloze e Bashës se anëtarët kanë vdekur, gazetari: Duhet të kërkojë ndjesë!

11:18, 12/01/2024
A+ Aa A-

"Ermal, a është ëndrra e Bashës të bëhet edhe një herë deputet? Të bëhet edhe njëherë “nuse”? Apo është “Misioni im” i Bashës që të bëjë Ramën, Kryeministër për herë të katërt?" 

Kjo ishte një nga pyetjet që moderatori Flavio Qarri i drejtoi sot, gazetarit të politikës në SYRI TV, Ermal Rizajt, meqenëse ishte ai që e dëgjoi nga afër ish-kryetarin e PD, Lulzim Bashën, në konferencën e papritur për shtyp.

“Nuk është se i ka dalë keq z. Basha duke qenë deputet – tha Rizaj. -  Deputetë të opozitës e dinë, ne e dimë si gazetarë se çfarë ka ndodhur gjashtë muajt e fundit në parlament: nuk ka qenë z. Basha në parlament, nuk ka bërë opozitë!

Kur ishte në parlament, u përplas me z. Bardhi,  i dolën dy katet e njërës prej ndërtesave më të shtrenjta në Tiranë dhe nuk ka qenë më në parlament për të bërë opozitë. Dje, z. Basha deklaronte se nuk mund të bësh opozitë duke ndezur flakadan, tymuese, duke protestuar në parlament...

Por ka qenë opozita e drejtuar po nga z. Basha që ka bërë të njëjtën gjë: ka hedhur vezë në drejtim të z. Rama, ka hedhur bojë, ka ndezur flakadanë e tymyese kur u zgjodh Arta Marku kryeprokurore, me 69 vota. Po ajo u zgjodh në fund fare, në shkelje të Kushtetutës, se edhe kur miraton në ligj duhen 70 plus 1 votë. Ajo u zgjodh me më pak se 70 vota, kështu që...  të ofendosh kolegët që edhe janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit (e po t’i mbledhësh masat disiplinore, janë përjashtuar rreth dy muaj) e të dalësh në konferencë e të thuash “ata nuk bëjnë opozitë” kurse ti “unë bëj opozitë!”  kur nuk ke bërë asgjë, kjo është pak e çuditshme!

Flavio: Po pati një batutë nga Basha që u bë virale, kur u pyet për anëtarësinë e tij.

Ermal Rizaj: Për anëtarësinë! Por po citoj disa të dhëna të vitit 2021 nga z. Gjana.  Z.Gjana, që po e quaj përfaqësues të tij nga ana e çështjeve zgjedhore brenda partive, ka thënë që kanë ikur tek Rithemelimi.  Z. Basha s’e pranon dhe në njëfarë mënyre edhe i ofendon. Po më mirë thuaj se nuk e di se ku janë se nuk kam qenë këtu, ose nuk jam marrë me anëtarët, sesa të thuash që - një pjesë kanë ikur - një pjesë janë ndarë nga jeta!

Pse, 60 mijë anëtarë të PD janë ndarë nga jeta gjatë këtyre viteve?! Thuaj nuk e di se nuk kam qenë i angazhuar, se nuk ka gjë të keqe, se të gjithë e dinë që z. Basha nuk ka qenë i angazhuar. A ka qenë me pushime, a ka qenë me punët e tij por...kur e quan vetën kryetare partie, të paktën e di që 20 mijë anëtarë kanë ikur, kanë dhënë dorëheqjen, nuk e kanë më atë teserë partie ose nuk janë më aktivë etj.

Por nuk mund të dalësh aty e të thuash që një pjesë kanë ikur jashtë vendit dhe një pjesë janë ndarë nga jeta! Se nuk është etike edhe është ofenduese dhe për deputetë e opozitës! Z. Dashamir Sula p.sh.do të shkojë në zonën e tij elektorale, në Belsh, në Rrogozhinë, Peqin dhe Elbasan dhe ka përgjegjësi, sepse i shkon nesër anëtari i partisë e i thotë: Ore, unë ja ku e kam teserën e partisë, nuk jam ndarë nga jeta! Si e lejoni ju atë?! Se anëtari i partisë nuk ka kontakt të drejtpërdrejt me z. Basha, kurse z. Sula pasnesër, në datën 15 janar kur të nisë parlamenti, edhe mund ta takojë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco