Beqaj nuk zë mend, shkon në SPAK sërish me makinën e sekserit Kurtulaj

Beqaj nuk zë mend, shkon në SPAK sërish me makinën e sekserit Kurtulaj

09:46, 12/01/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sërish në SPAK sot dhe sërish mori një gjobë për parkimin e gabuar.

Por edhe këtë herë, makina e tij është ajo që është regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt.

Ky i fundit njihet si sekser i Ilir Beqajt në çështjen e abuzimit me fondet e BE-së.

Kur u gjobit herën e kaluar, pasi ishte me të njëjtën makinë, në media u raportua se SPAK po heton për lidhjet mes Beqajt dhe Kurtulajt.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se një restorant i njohur në Tiranë, Gzona, fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point' të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco