Shkrirja e Ministrive/ Fatos Lubonja: Mendje totalitare, Rama sa të merret me tre ministra merret me një

Shkrirja e Ministrive/ Fatos Lubonja: Mendje totalitare, Rama sa të merret me tre ministra merret me një

22:34, 11/01/2024
A+ Aa A-

Shkrirja e Ministrisë së Kulturës në atë të ekonomisë për analistin Fatos Lubonja, ka një prapavijë. I ftuar në “Open” , tha se ishte bindës një opinion sipas të cilit shkrirja ishte bërë në kuadër të privatizimit të siteve kulturore.

“Këtu asgjësimi i kulturës që futen në funksion të ekonomisë dhe kjo është gjë shumë e rëndë. Thotë filozofi Martin Hajdeger, po të shkojë një druvar në pyll e sheh sa metër kub dru do të bëjë, ndërsa një poet e sheh në kuadër të këngës së zogjve. Këtu ta shikosh kulturën si pylli për ta prerë për ta bërë dru.

Kulturën dhe monumentet e kulturës e sheh si druvari pylli. Problemi i madh që ka Rama dhe që kemi ne me këtë sistem, keni dëgjuar një ministër që të thotë një gjë kundra se është ekspert më mirë se Rama. Kemi parë humbjen e personaliteteve në Partinë Socialiste që janë zhdukur. Futen e kulturës te ekonomia jo vetëm që kultura shihet në funksion të ekonomisë. Një autor librash nuk mund të fitojë, duhet të subvencionojë shteti.

Për mua, është e para që ky ka ndërtuar qeverinë komplet të kontrolluar prej tij. Diku dëgjova një koment që mu duk bindës është që të mos lihet as gjurmë. Koka komunikonte me Bashkinë dhe dalin shkresat. Tani që mendoj se do të bëhet privatizimi i siteve kulturore, tani bëhen në një dorë. Sa të merret me tre ministra merret me një. Këtu është një mendje totalitare. Problemi më i madh është demokracia”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco