Porti i Durrësit, Vasili: U falën 230 milionë euro taksa

Porti i Durrësit, Vasili: U falën 230 milionë euro taksa

08:42, 11/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se për portin e Durrësit u falën qindra mijëra metra katrorë tokë dhe u falën 230 milionë euro taksa.

Vasili: Nuk janë as lajthitje as vendime të papritura, por janë vendime të mirëmenduara për të vajtur drejt grabitjes.

Në Durrës u falën qindra mijëra metra katrorë të cilat të vlerësuara me cmimet e tregut shkojnë në rreth 2 miliardë euro.

Gjithashtu u falën 230 milionë euro taksa.

Gjithashtu janë parashikuar para që do pagueshin sërish nga buxheti i shtetit edhe për shpronësime të tjera që i duheshin ktyre.

U humbën kredi të rëndësishme financimi nga BE për portin e Durrësit dhe tani vulën ja vë një financim prej 430 milionë euro që nuk ka për të qenë kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco