Çim Peka i bën një pyetje direkte Baton Haxhiut: Përgjigju, Kosova ka fituar apo humbur me Kurtin

Çim Peka i bën një pyetje direkte Baton Haxhiut: Përgjigju, Kosova ka fituar apo humbur me Kurtin

21:53, 10/01/2024
A+ Aa A-

Gazetarët Baton Haxhiu dhe Çim Peka kanë debatuar rreth Albin Kurtit, dialogut me Serbinë dhe Asoacionit.

Peka e pyeti Haxhiun a ka fituar Kosova apo ka humbur përmes dialogut të Kurtit me Serbinë.

Pjesë e debatit në “Pressing” të T7:

Peka: A ka bërë punë të mirë Kurti në dialog?

Haxhiu: Mendoj që ka bërë gjëra të mira, por në kundërshtim serioz me vetën  dhe të kaluarën e tij

Peka: Kosova ka fituar apo ka humbur me Kurtin këtë më thuaj?

Haxhiu: Vetëvendosja ka humbur me Kurtin

Peka: O Kosova Kosova, nuk më intereson VV-ja

Haxhiu: Unë thash Asociacioni është federalizim.

Peka: Kosova me Kurtin ka fituar apo ka humbur?

Haxhiu: Kurti është politikani më i dobët që ka pasur deri më tash.

Peka: Kosova dialog ka humbur apo ka fituar?

Haxhiu: Asociacioni është humbje, por s’ka pasur zgjidhje tjetër sepse ky e ka sjellur situatën e tillë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco