Bardhi: SPAK amnistoi Beqajn! Hetimet për inceneratorët janë të mangëta, koka e aferës janë Rama dhe Veliaj

Bardhi: SPAK amnistoi Beqajn! Hetimet për inceneratorët janë të mangëta, koka e aferës janë Rama dhe Veliaj

20:57, 10/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në intervistën për SYRI TV, se ka kritikuar punën e SPAK për disa nga çështjet më të nxehta.

“Sa herë që kam konstatuar që ka një tejkalim apo anashkalim të ligjit nga SPAK apo institucione të tjera, kam mbajtur qëndrimet e mia publike.

Kam kritikuar SPAK që në rastin e koncesionit të sterilizimit, segmente të caktuara brenda SPAK i dhanë një lloj amnistie penale ish-ministrit të Shëndetësisë, mikut të ngushtë të Edi Ramës, Ilir Beqaj,” tha Bardhi.

Ai u ndal edhe tek mega-afera e inceneratorëve, duke thënë se hetimet janë të mangëta, pasi përgjegjësit kryesorë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“E kam thënë edhe publikisht, që është punë e mangët e SPAK. Unë pres që kallëzimi i bërë nga PD, i dërguar prej meje në atë kohë të merret në shqyrtim i plotë dhe hetimet të shkojnë te përgjegjësit realë të kësaj afere, që është kryeministri Edi Rama dhe për inceneratorin e Tiranës, kryetari i bashkisë së Tiranës.

Është jashtë çdo logjike jo juridike, por edhe njerëzore, që të thuash se drejtori që ka sigluar shkresën është në burg dhe ka përgjegjësi penale, ndërsa kryetari i bashkisë që i ka dhënë vlerë ligjore të gjithë koncesionit dhe abuzimeve me paratë publike, të jetë jashtë hetimeve dhe përgjegjësisë penale,” tha Bardhi.

Sipas tij, shkeljet e Ramës dhe Veliajt janë kaq të shumta, sa nuk ka prokuror që mund t’i fshehë ato.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco