Vasili: Gazetarë, mos e pyesni më mashtruesin Rama për Portin e Durrësit!

Vasili: Gazetarë, mos e pyesni më mashtruesin Rama për Portin e Durrësit!

20:36, 10/01/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Edi Rama kishte deklaruar publikisht ne 12 dhjetor 2022 se per ndertimin e portit te Durresit do te shpenzohen 390 mil euro dhe qeveria do te paguante vetem 46% pra rreth 170 milion euro qe edhe keto do ti perballonte Autoriteti Portual i Durresit.

 Ja çfare thoshte Rame ne 12 dhjetor 2022:

"zëvendësimi i portit është 390 mln euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare".

Ndersa sot qeveria ka planifikuar 430 milion euro nga buxheti i gjithi financim i shtetit.

  Ja cfare tha sot Rama:

"Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces".

"Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”

 Ndersa ministrja Balluku kishte deklaruar ne dhjetor 2022:

"Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 përqindëshi tjetër do të jetë financim nga kompania ndërtuese.

Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti portual i Durrës, pa cenuar buxhetin e shtetit.”

GENJESHTER MAFIOZE GJIGANDE!! Nga zero lek nga financim nga buxheti, mashtruesi Rama kaloi ne plot 430 milion euro financim.

 Nga financim nga Autoriteti Portual i Durresit ne 430 milion euro totalisht nga buxheti.

 Nga kryerja me 46% PPP mashtruesi Rama kaloi ne financim direkt total nga buxheti.

 Nga parashikimi i nje kontributi financiar 170 milion euro edhe ky nga nga Autoriteti Portual, kaloi ne 430 milion euro nga buxheti i qytetareve.

 Nga 390 milion euro mashtruesi Rama e rriti ne 430 milion euro financimin.

 TE NDERUAR GAZETARE!

MOS E PYESNI MË KETE INDIVID MASHTRUES ORDINER QE VETEM KRYEMINISTER SERIOZ NUK ESHTE!!

P.S Shihni VIDEON se cfare thoshte Rama ne dhjetor te 2022 gjate prezantimit te Projektit te Portit te Durresit, qe u prezantua nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV",l.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco