VIDEO/ Si u falsifikuan vendimet e Këshillit të Ministrave për Carlo Bollinon

20:15, 10/01/2024
A+ Aa A-

Nga Julian Hoxha

Emisioni ‘Plug’ i rikthehet përsëri Carlo Bolinos…

Pak javë pas transmetimit të emisionit të parë, ku sollëm fakte dhe dokumente, se si Carlo Bolino duke shfrytëzuar shërbimin që i bën qeverisë, u shpërblye nga Kryeministri Edi Rama me mbi 4 mijë metra katror truall e ndërtesa në zemër të Tiranës, sot rikthehemi për të trajtuar më në hollësi disa nga provat e publikuara më herët.

Fillimisht, le të rikujtojmë faktet e publikuara në episodin e 29 nëntorit. Në emisionin e parë, treguam sesi qeveria ndryshoi të paktën 9 herë një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili përgatiti kushtet ligjore që Carlo Bollino të përfitonte një pronë shtetërore. Ishte pikërisht VKM Nr. 54 e vitit 2014, Për dhënien e pronave shtetërore me qera, e cila u ndryshua duke u përshtatur, që Carlo Bollino të përfitonte pronën shtetërore.

Më pas, treguam sesi Ministria e Financave nxori në prokurim për dhënien me qera truallin dhe godinat e ish uzinës mekanike (repartin e orëve), me sipërfaqe rreth 4 mijë m2. Vlera e qerasë u caktua rreth 6 mijë euro në muaj, por, pasi kompania MTSC e Carlo Bollinos u shpall fituese, kontrata u lidh për vlerën simbolike 1 euro për 20 vjet.

Gjithashtu, treguam sesi pas lidhjes së kontratës me vlerën 1 euro, qeveria Miraton Lejen e Ndërtimit për një godinë të re për kompaninë MTSC të Carlo Bollinos, ndonëse ky i fundit, kishte marrë në përdorim godinat ekzistuese, ose konkretisht, vetëm katin e parë të godinës kryesore.

Por fill pas lejes së ndërtimit, me një tjetër vendim, qeveria miratoi shtimin e sipërfaqes së godinave që i jepeshin me qera Carlo Bollinos, i cili në objektin e kontratës kishte të përcaktuar rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e godinave ekzituese.

Mirëpo, dy muaj pasi shtiu në dorë të gjithë sipërfaqen ndërtimore të godinave, Carlo Bollino kërkon shembjen e tyre. Qeveria i përgjigjet menjëherë, ku po përsëri më firmë të kryeministrit Edi Rama, miratohet shembja e tre objekteve, për t`I hapur rrugë ndërtimit të godinës së re.

Por teksa ishin kryer të gjitha këto procedura dhe Carlo Bollino kishte siguruar deri dhe shembjen e godinave, kontrata vijonte të parashikonte rikonstruksionin e tyre, madje edhe me ndryshimet e kontratës të muajit korrik të vitit 2020, objektet duhet të rikonstruktoheshin, ndonëse qeveria kishte msiratuar lejen e ndërtimit të godinës së re dhe ishin shembur godinat ekzituese…

Teksa emisioni ‘Plug’ në serinë e parë u ndal te këto fakte, Carlo Bollino reagoi duke pretenduar se në fakt, nuk bëhej fjalë për rikonstruksion, por për rindërtim…

Pikërisht, në këtë emision, do të sjellim dokumente të reja, të cilat tregojnë se afera është dhe më e rëndë nga sa mendohet…

Ta nisim pikërisht me shembjen e godinave. Kërkesa për këtë akt është bërë nga Carlo Bollino. Në datën 14 dhjetor të vitit 2019, kur Shqipëria ishte në gjendje të jashtëzakonshme dhe ende nuk kishte përfunduar procesi i kërkim shpëtimit nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, shoqëria MTSC e Carlo Bollinos i dërgon një shkresë Ministrisë së Financave ku i kërkon autorizimin për të prishur godinat, me pretendimin se tashmë janë shumë të dëmtuara nga tërmetet e shatorit dhe nëntorit. Bashkëlidhur kërkesës, Carlo Bollino vendos edhe një akt inspektim paraprak të institutit të ndërtimit, që mbante datën 13 dhjetor 2019.

Deri këtu, duket se gjithçka ka qenë në rregull, pra Carlo Bolino kërkon shembjen e godinave me një pretekst të arsyeshëm. Mirëpo, ajo që nxjerr zbuluar këtë kërkesë, është pikërisht aplikimi për leje ndërtimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, disa ditë përpara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një shkresë që Agjencia e Zhvillimit të Territorit i dërgon Ministrisë së Financave në datën 29 maj 2020, nxjerr një të dhënë shumë të rëndësishme, e cila tregon pikërisht datën se kur Carlo Bollino aplikoi për leje ndërtimi në qeveri. AZHT i thotë Ministrisë së Financave, se shoqëria MTSC ka protokolluar në datën 11 nëntor 2019, pranë kësaj agjencie, kërkesën për nisjen e procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit për objektin ‘Godinë multi-screen e televizioni Report Tv’ si dhe ambientet ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit.

Nga sa qartësohet, më rezulton se aplikimi apo propozimi për Leje Ndërtimi, pranë KKT-së, nga subjekti apo Ministria e Financave, është bërë ne datën 11.11.2019. Nëse ky aplikim apo propozim do të ishte në përputhje me të drejtat që qiramarrësi kishte sipas kontratës së qirasë, atëherë do të duhej që në Lejen e Ndërtimit, të kishim të miratuar rikonstruksionin e 3 godinave, dhe jo ‘Ndërtimin e një objekti të ri’.

Për më tepër, është për t’u evidentuar se, në datën e aplikimit, ende nuk kishte ndodhur tërmeti i 26 nëntorit 2019, që rezulton të jetë përdorur si arsye, për vendimmarrjen e prishjes së godinave. Pra KKT, ligjërisht mundej dhe duhej të kishte miratuar lejen vetëm për rikonstruksionin e godinave në përputhje me kontratën e qirasë, miratuar me VKM. Kjo edhe për faktin se,  Akt – Ekspertiza e Institutit të Ndërtimit është kryer pasi subjekti i ka dërguar një kërkesë në datën 27.01.2020.

Efekte nga godina

Duket qartë, se tërmeti i 26 nëntorit ishte vetëm preteksti i duhur në kohën e duhur, që përdori Carlo Bollino për të realizuar iden e tij. Si u përmend më sipër, Bollino, aplikoi për leje ndërtimi më 11 nëntor 2019, pra dy javë përpara se të ndodhte tërmeti. Administrata e qeverisë Rama duket se pas kërkesës së Carlo Bollinos për leje ndërtimi, është vënë menjëherë në lëvizje. Dhe pikërisht, kur vendi ishte në kulmin e përballimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria gjeti kohë që të miratonte lejen e ndërtimit për godinën e re të Report Televizion.

Në datën 13 janar të vitit 2020, me vendim të këshillit të Ministrave, miratohet leja e ndërtimit. Sipas të dhënave zyrtare, të lejes së miratuar nga Këshilli Kombëtar i TErritorit me firmë të kryeministrit Edi Rama, sipërfaqja e përgjithshme e truallit ishte 4021.5 metra katrorë, pra aq sa ishte lidhur në kontratën e qerasë të muajit tetor të vitit 2019. Nga kjo, sipërfaqe e zënë nga struktura, gjurma, ishte 1180.9 metra katror, ndërsa, sipërfaqe ndërtimore, ishte parashikuar 3048.9 metra katrorë…

Këto të dhëna janë të rëndësishme, për të treguar atë se çfarë do të ndodh deri në muajin gusht 2018. Fillimisht, duhet të themi, se Carlo Bollino, publikisht deri në 13 janar kishte kryer dy veprime, pra, kishte lidhur kontratën për marrjen në përdorim të ish-repartit të orëve në ish uzinën mekanike dhe kishte siguruar lejen e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama. Leja nuk u zbardh pas datës 13 janar 2020, pasi në fakt, Carlo Bollino nuk kishte marrë në zotërim të gjithë pronën.

Që leja e ndërtimit të zbardhej, Carlo Bollinos i duhej fillimisht të siguronte së pari edhe sipërfaqen tjetër ndërtimore, pasi në kontratën e muajit tetor 2019, Bollino mori në përdorim vetëm katin e parë të godinës kryesore të ish-repartit të orëve. Për këtë arsye, pasi mori lejen e ndërtimit, në datën 10 shkurt 2020, shoqëria MTSC i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një shkresë të re, ku kërkon pa konkurrim një shtesë sipërfaqe prej 872.6 metrash katror.

Brenda dy ditëve në datën 12.02.2020 Ndërmarrja Industriale Nr.1 Tiranë mbledh Këshillin Drejtues, miraton dhe përcjellë në ministri praktikën e plotë. Në datën 17.02.2020 me nr. Ministria e Financave dërgon në Këshillin e Ministrave, për shqyrtim dhe miratim projektvendimin, i cili miratohet me vendimin 157 datë 19.02.2020. Më pas firmoset ankes kontrata e re e cila i jep Carlo Bollinos të gjitha godinat e repartit të orëve.

Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k, në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datë 13.1.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike, dhe jo rikonstruksionin e tre godinave të ndryshme ekzistuese shtetërore, sic parashikohej në kontratën e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje, mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30-ditë më parë në datë 13.1.2020.

Si e dinte KKT, që Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të propozonte shumë shpejt një vendim, dhe ky do të miratohej nga Këshilli i Ministrave, për t’i dhënë zotit Bollino një sipërfaqe shtesë në godinat shtetërore?

Si e dinte KKT, që godinat shtetërore që ishin dhënë me qira nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të prisheshin, me propozim të kësaj të fundit, ndërkohë që KKT ka dhënë Lejen e Ndërtimit më datë 13.1.2020, ndërsa prishja e godinës do të ndodhte 4 muaj më vonë?!!!

Nëse Leja e Ndërtimit jepet nga KKT, në 13 Janar 2020, a është ky akti që ka diktuar marrëdhënien e qerasë apo vet ekzistencën e godinave shtetërore dhe njëkohësisht dhe fatin truallit, dhe po ky akt me Kryetar të organit z. Edi Rama, ai që ka urdhëruar zonjën Anila Denaj, që të ndryshojë kushtet e Kontratës e më pas vetë ekzistencën e godinave në shkelje të urdhërimeve të ligjit???

Faktet tregojnë se Carlo Bollino kishte parapërgatitur terrenin, në bashkëpunim me qeverinë, që të realizonte planin e tij. Siç u përmend më sipër, pasi aplikoi për leje ndërtimi, dhe pasi ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019, Carlo Bollino kërkoi shembjen e objekteve. Kërkesa e drejtuar ministrisë së financave, do të merrte rrugë, dy muaj pasi u miratua shtesa e kontratës, e cila i jepte kontrollin e plotë Bollinos mbi ndërtesat ekzistuese.

Dy muaj pasi Ministria ja dërgoi për kompetencë, kërkesën e subjektit MTSC për prishjen e godinave si pasojë e tërmetit, Ndërmarrja Industriale Nr.1 Tirane i përgjigjet ministrisë ku i kërkon caktimin e një eksperti për të vijuar procedurat në lidhje me kërkesën e kryer nga kompania e Carlo Bollinos, për shembjen e godinave.

Gjatë periudhës Mars-Maj 2020 Ndërmarrja Industriale Nr.1 dhe Ministria e Financave, dhe pse kohe që vendi jonë ishte i gjithi ne izolim, ndërmarrin disa veprime për të nxjerrë jashtë përdorimit godinat e marra me qira nga shoqëria ‘MTSC’. Nga data 10 mars deri në datën 6 maj 2020, kur u miratua VKM për shembjen e godinave, janë ndërmarrë të paktën 10 akte zyrtare për procedurat e shembjes së godinave. Një prej këtyre akteve, është ekspertimi i vlerës së godinave nga eksperti Arian Lako, i cili përcaktoi se objektet ekzistuese kapnin vlerën e rreth 35 milionë lekëve apo rreth 350 mijë euro.

Pra, siç rezulton nga përmbajtja e kontratës së qirasë, ku duhet theksuar se  qëllimi i kësaj kontrate është rikonstruksioni i tre godinave shtetërore, dhe rikthimi i tyre tek pala shtet, kur afati i qiradhënies të përfundonte, dhe rikthimi te pala shtet, do të ishte me përftimin kthimin e një godine me parametra, cilësore dhe bashkëkohore. Por ndërkohë që ky qëllim jepet në dispozitat hyrëse dhe specifike të kontratës (neni 2 të draft të kontratës), qëllimi real i saj, jepet në nenin 10 të saj, ku parashikohet në një dispozitë të fundit, pra transitore/kalimtare se: ‘Kontrata e qirasë do të ishte e vlefshme deri në çastin, që prona publike e dhëne me qira privatizohet sipas akteve ligjore në fuqi’.

Kujtojmë këtu, se të gjitha aktet për Carlo Bollinon kryer nga ministria e financave drejtuar nga Anila Denaj, janë ndërmarrë në një kohë kur administrata publike punonte nga shtëpia, për shkak të pandemisë covid19. E ndërkohë veprohej në kohë rekord për të miratuar vendime në shërbim të kësaj paligjshmërie duke i shkaktuar dëm financiar shtetit në vlerën 34.958.426 lekë.

Por le të kthehemi përsëri te ngjarjet e majit 2020. Fill pasi u miratua me firmë të kryeministrit Edi Rama shembja e godinave të ish repartit të orëve, ndonëse kontrata parashikonte rikonstruksion të tyre, për të mbuluar paligjshmërinë e deritanishme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, i kërkon Ministrisë së Financave të amendojë kontratën me Carlo Bollinon, në mënyrë që ajo të ishte në përputhje me lejen e ndërtimit.

Sikurse jeni në dijeni, pjesë e dokumentacionit që disponojmë lidhur me aplikimin e sipërcituar, është Kontrata e qirasë Nr.2604.Rep, 727 Kol, datë 14.10.2019. Ndërkohë, me Vendimin Nr.368, datë 06.05.2020... Këshilli i Ministrave ka vendosur shembjen e objekteve ... Për sa më sipër, duke qenë se në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë ‘MTSC’ sh.p.k parashikohet dhënia me qira e pronës shtetërore ‘Ish ndërmarrja metalike Tirana (Reparti i Orëve)’, ‘Për rikonstruksion total të sipërfaqes ndërtimore ‘, si dhe bazuar në Vendimin Nr.368, datë 06.05.2020, lutemi që në cilësinë e autoritetit kompetent për administrimin e pronës shtetërore, duhet të bëni amendimin e objektit të kontratës së qirasë në përputhje me aplikimin për leje ndërtimi’

Ndërkohë, nga aktet e administruara rezulton gjithashtu se,  Ministrja e Financave zj. Anila Denaj, i është përgjigjur AZHT-së, në datën 10 qershor 2020,

Në nëntor te vitit 2019vendi ynë u përball me një fatkeqësi natyrore që solli pasoja të rënda në shumë objekte ndërtimore. Ndër të tjera edhe prona e marrë me qira nga subjekti, pësoi dëmtime strukturale, e certifikuar kjo nga raporti i Inspektimit të Institutit të Ndërtimit, si dhe nga aktet e monitorimit të kontratës të mbajtur nga Njësia Monitoruese...

Në këto akte u konstatuan dëmet e shkaktuara si dhe gjëndja për shkak të amortizimit të objekteve të pasurisë të dhënë me qira...Ndodhur në kushte të reja nga ato të cilat ishin në kohën e dhënies së kësaj pasurie me qira...subjekti qiramarrës ‘MTSC’ shpk, paraqiti pranë MFE-së kërkesën për prishjen e objekteve të marra me qira, me qëllim përmbushjen e objektit të kontratës. Dhe realizimin e investimit sipas planit të biznesit. Në referencë të rrethanave faktike dhe veprimeve proceduriale ligjore të parashtruara më sipër, ka dale VKM nr.368 datë 06.05.2020 për prishje objekti dhe është krijuar një situatë e re ku trualli tashmë është i lirë. Për rrjedhojë kërkesa juaj për amendim të kontratës, nuk është veprim juridik i nevojshëm. ‘

Pra sic rezulton nga faktet e dhëna më sipër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AZHT dhe subjekti ‘MTSC’ kanë bashkëpunuar MIDIS TYRE, për te reklamuar fakte e rrethana të pavëreteta, me qëllimfalsifikimin e dokumentacionit, për të justifikuar jo vetëm plotësimin e dosjes për tu pajisur me leje ndërtimi, por për të arritur qëllimin kryesor, përftimin prej Carlo Bollinos, të pasurisë shtetërore truall.

Kjo evidentohet lehtësisht edhe në krahasim të fakteve, ku zonja Denaj, pasi dha një përgjigje NEGATIVE për AZHT, çuditërisht, po zonja Ministre Denaj, vihet në lëvizje vetëm me një kërkësë të subjektit’MTSC’,i cili në datën 11.07.2020 i kërkon MFE-së të saktësojë Nenin 2 dhe Nenin 5, pika 5.7 të kontratës, shprehimisht:

‘Pas urdhrit të shembjes së tre objekteve ekzistuese, gjë që ishte e paparashikuar në momentin e nënshkrimit të kontratës, ne kërkojmë që të saktësohet Neni 2 dhe Nenin 5.7 i kontratës Nr.2604 Rep, Nr.727 Kol duke shtuar në rreshtin e dytë, pas fjalës ‘rikonstruksionin’ , fjalën ‘minimalisht të totalit’ (duke hequr fjalën total)’

Në datën 17.07.2020 ( vetëm gjashtë ditë më pas), zonja Anila Denaj dërgon propozimin e saj, për projektvendimin për marrje të mendimit prej Ministrisë së Drejtësisë.

Në datën 21.07.2020, Anila Denaj e dërgon për shqyrtim dhe miratim këtë projektvendim në Këshillin e Ministrave. Në projektvendim kërkohet nga Denaj amendimi i kontratës, në nenin 2 dhe nenin 5, pika 5.7 të kontratës në rreshtin e dytë, pas fjalës ‘rikonstruksion’ , shtohet ‘minimalisht të totalit’ dhe hiqet fjala ‘total’.

Vetëm një ditë më pas, Këshilli i Ministrave miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020.

Dokument publik që gjendet i botuar në Fletore Zyrtare e Republikës së Shqipërisë Nr.139, datë 29.07.2020.

Në datën 24.07.2020, palët firmosin një akt noterial Nr.1145 Rep, Nr.420 Kol, amendimin e kontratës:

‘Neni 1

Në Nenin 2. ‘QËLLIMI i PËRDORIMIT’ dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7, të nenit 5 ‘TE DREJTAT DHE DETYRIMET E QIRAMARRËSIT’ fjalët ‘…rikonstruksionin total…’, zëvendësohen me ‘…rikonstruksionin minimalisht të totalit…’

Por dhe ky akt nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar paligjshmeritë e bëra më parë dhe nuk mund të zbardhej leja e miratuar në Janar të vitit 2020. Në datën 04.08.2020 palët firmosin një amendim tjetër kontrate, Nr.1205 Rep, Nr.438 Kol në kundërshtim flagrant me VKM 589 datë 22.07.2020, citojme:

‘Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.589, datë 22.07.2020 ... vijon :

Neni 1

Në nenin 1 ‘Objekti i Kontratës’ nr.2604 rep., nr.727 kol. Datë 14.10.2019, amenduar me Aneks Kontratën nr. 479 rep, nr.189 kol., datë 28.02.2020, bëhet : Objekti i kësaj kontrate është dhënia me qira e pasurisë shtetërore Ish -Ndermarrja Metalike Tirana (Reparti i Orëve), prona me nr.19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme të pronës 4021.5 m2 dhe sipërfaqe të përgjithshme të ndërtimit (mbi tokë) 3048.9 m2, Zona Kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale Nr.1 Tiranë, sipas Genplanit dhe dokumentit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tiranë.

Neni 2

Në nenin 2 ‘Qëllimi i përdorimit’ dhe në fjalinë e parë të pikës 5.7, të nenit 5 ‘Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit’ fjalët ‘…rikonstruksion total…’ zëvëndësohen me ‘rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese’.

Efekte nga leja

Konstatohet fare qartë se, në këtë aneks kontratë janë falsifikuar jo vetëm pikat objekt ndryshimi të VKM nr. 589 datë 22.07.2020, por janë ndryshuar dhe të dhënat e pronës duke vendosur një sipërfaqe ndërtimore 3048.9 m2 (sa është ndertimi i miratuar në Lejen e Ndërtimit, të datës 13.01.2020) dhe jo sipërfaqen 2497.04 m2 të miratuar me VKM Nr.157 datë 19.02.2020.

Efekte

Pra, qartësisht evidentohet e provuar se Leja e Ndërtimit e KKT-së datë 13.1.2020, është akti që ka diktuar dhe ka udhëhequr vullentin, për ndryshimin e termave të kontratës së qiradhënies, ndërkohë që duhej të ishte anasjelltas, fillimisht qartësohet se cila është marrëdhënia me truallin dhe godinën, pastaj kërkohet dhe aplikohet për Leje Ndërtimi. Në këtë rast, është dhënë Leja e Ndërtimit e dëshiruar, pastaj, është qartësuar marrëdhënia e qirasë mbi godinat, që nuk ekzistonin më, pasi vet pronari shtet vendosi ti prishë.

Efekte nga

Pas këtij falsifikimi AZHT ka vazhduar me procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit për subjektin MTSC sh.p.k, leje e cila i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ne datën 05.10.2020.

Efekte

Në lejen e ndërtimit me Nr.90/12 datë 26.08.2020 specifikohet se kjo leje është miratuar, sipas Kontratës së Qirasë Nr.2604 Rep, Nr.727 Kol, datë 14.10.2019 lidhur mes Ministrisë së Financave (Qiradhënës) dhe shoqërisë ‘MTSC’ shpk (Qiramarrës), aneks kontratës Nr.479 rep, Nr.189 kol, datë 28.02.2020 dhe Amendimit të Kontratës së Qirasë Nr.1205 Rep, Nr. 438 Kol, datë 04.08.2020, lidhur mes Ministrisë së Financave (Qiradhënës) dhe shoqërisë ‘MTSC’ shpk (Qiramarrës). Pra shihet qartë se leja e ndërtimit është miratuar vetëm pasi është falsifikuar Kontrata e Qiradhënies në datën 04.08.2020.

Efekte

Deri këtu, rezulton e provuar tashmë se Carlo Bollino, ish-ministrja e financave Anila Denaj, drejtues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe vetë Kryeministri Edi Rama, kanë vepruar në paligjshmëri, duke grabitur një pronë shtetërore.

Efekte nga prona

Teksa në emisionin e parë trajtuam faktin se si qeveria ia dha Carlo Bollinos me qera për vetëm 1 euro pronën shtetërore, në këtë episode të plug, do të risjellim fakte të reja se si kjo pronë, u tentua të nxirrej me qera edhe nga bashkia e Tiranës, e cila e administronte nëpërmjet ndërmarrjes nr.1.

Në datën 20 korrik të vitit 2018, Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë Tiranë, përcjell për shqyrtim dhe miratim relacionin për dhënien me qera për miratim në parim të objektit reparti i orëve.

Procedura e parë duket se dështon dhe kjo procedurë ripërsëritet edhe në datën 21 shtator të po atij viti, por përsëri duket se finalizohet. Mbetet e paqartë arsyeja pse ERion Veliaj nuk arriti ta jepte me qera pronën, por dyshimet janë se ai nuk mund të siguronte votat në këshillin bashkiak për ta kryer një akt të tillë.

Efekte sinkron akili

Megjithatë, ndonëse nuk ishte shfaqur publikisht deri në atë periudhë, dyshohet se edhe gjatë kohës që prona u nxor me qera, pas kërkesës të ketë qenë shoqëria MTSC e Carlo Bollinos. Ky fakt vërtetohet nga procedurat e mëvonshme, kur prona del me qera nga Ministria e Financave.

Më gjashtë qershor të vitit 2019, disa muaj pasi bashkia e Tiranës dështoi të jepte me qera repartin e orëve, shoqëria MTSC e Carlo Bollinos i drejtohet me kërkesë ministrisë së financave dhe ekonomisë për marrjen me enfite ose të pronës publike.

‘Për këtë është identifikuar prona publike e ish-Ndërmarrjes Metalike, Reparti i Orëve, në rrugën Ndre Mjeda, Njësia 7, zona kadastrale 8220, nr. Pasurisë 7/649 që konsiston në disa godina shumë të amortizuara dhe pjesërisht të rrënuara dhe sheshi i saj me sipërfaqe mbi 4000 m2. ‘

Dy javë pas kërkesës së Carlo Bollinos, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i drejtohet Ndërmarrjes Industriale NR.1 me lëndë:

‘Sa më sipër, Ndërmarrja Industriale Nr.1, si njësia që ka në varësi administrative pronën shtetërore dhe nëse ka interes për ta dhënë me enfiteozë, përgatit dokumentacionin si më poshtë:

dh) Konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtet të objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone.

Gjithashtu, krahas dokumentacionit të sipërcituar, kërkojmë:

Të saktësoni dhe konfirmoni nëse ka kërkesa nga ish pronarët e truallit, me vendime të ndryshme të komisioneve të kthimit dhe të kompensimit të pronave që konsistojnë në njohjen, kthimin apo të drejtën e parablerjes mbi pasurinë e sipërcituar.

Nëse mbi pasurinë e sipërcituar ka filluar ndonjë procedurë privatizimi ose mund të jetë dhënë me privatizim.’

Në datën 19.06.2019 Ndërmarrja Industriale Nr.1 Tiranë, i drejtohet me një shkresë Drejtorisë së Administrimit të Pronës Shtetërore, ku i përcjell dokumentacionin për dhënie me qira të pronës ish-Ndërmarrja Metalike Tiranë ( Reparti i Orëve). Nga verifikimet e kryera deri tani, Ministria e Financave nuk jep informacion në lidhje me shkresën e ardhur nga agjencia e trajtimit të pronës.

Mungesa e kësaj shkrese, ngre dyshimin e fortë se ky organ, pra agjencia e trajtimit të pronave, mund të ketë konfirmuar të drejta pronësie apo të drejtë parablerje të ish-pronarëve mbi godinat që janë që janë ekzekutuar me prishje, duke u hapur rrugë kështu që trualli ti jepej kompanisë së zotit Bollino, duke shmangur kështu të drejtat që u takonin pronarëve të truallit, ku ish pronarë kanë qenë dhe familjarë të fisit Begeja.

Për këtë fakt, ekzistojnë harta origjinale të periudhës së mbretërisë dhe pushtimit italian, të cilat tregojnë se një pjesë e truallit ku gjendet sot report televizion, i përket familjes Begeja, e cila, këtë truall, e fali për ndërtimin e një gjimnazi.

Nga të gjitha sa janë publikuar deri më tani ngrihen pikëpyetje të shumta mbi ligjshmërinë e veprimeve të qeverisë, për t`i dhënë pronën shtetërore me qIra Carlo Bollinos! Por nuk mbaron me kaq, pikëpyetjet e tjera ngrihen edhe mbi burimet e financimit të godinës së Report TV, dhe nëse te këto burime, ka pasur apo jo fonde publike dhe cilat janë institucionet që kanë dhënë para që Carlo Bollino të ndërtonte televizionin?! Por këto, do t`i trajtojmë në një tjetër episode...

Vijon....

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco