Ish-Kompleksi Partizani/ Këlliçi: Karlo Bolino do kallëzohet në SPAK për 10-të akuza në grabitjen e truallit

19:57, 10/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për aferën e inceneratorit të Tiranës, si dhe pronarin e ReportTv, Karlo Bolino.

Sipas Këlliçit, janë dhjetë akuza për të cilat akuzohet Karlo Bolino në rastin e vjedhjes dhe grabitjes së truallit në ish-Kompleksin Partizani.

‘Karlo Bolino sëbashku me një pjesë e kabinetit qeveritar janë kallëzuar nga Flamur Noka zyrtarisht në SPAK dhe në këtë rast pronari i ReportTv një televizon privat i Erion Veliajt, një prej televizioneve që mund të ketë rekordin e shpifjeve ndaj të gjithë funksionarëve të opozitës, një prej televizioneve që ushqehet me paratë e inceneratorit të Tiranës sepse unë e kam bërë publike edhe faturën në Kuvendin e Shqipërisë ku paguhej për ReportTv nga Mirel Mërtiri në periudhë fushate në vitin 2021, të jeni të bindur se janë me dokumenta të kopsitura dhe fakte të pakontestueshme’, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi: Nesër do ketë një konferencë për shtyp nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe unë në lidhje me kallëzimin penal të cilin Noka ka firmosur për Carlo Bollinon dhe jo vetëm

Janë dhjetë akuza për të cilat akuzohet Karlo Bolino në rastin e vjedhjes dhe grabitjes së truallit në ish-Kompleksin Partizani. Në rastin e grabitjes dhe vjedhjes së truallit në ish kompleksin Partizani, duke nisur nga mashtrimi dhe përpilimi i deklaratve të rreme, falsifikimi i dokumenteve, përfitimi i paligjshëm i interesave, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, pastrimi i produkteve të veprës penale, moskallëzim krimi dhe përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale për të cilat  Carlo Bollino së bashku me një pjesë tjetër të kabinetit qeveritar janë kallëzuar nga zoti Flamur Noka zyrtarisht në SPAK.

Karlo Bolino sëbashku me një pjesë e kabinetit qeveritar janë kallëzuar nga Flamur Noka zyrtarisht në SPAK dhe në këtë rast pronari i ReportTv një televizon privat i Erion Veliajt, një prej televizioneve që mund të ketë rekordin e shpifjeve ndaj të gjithë funksionarëve të opozitës, një prej televizioneve që ushqehet me paratë e inceneratorit të Tiranës sepse unë e kam bërë publike edhe faturën në Kuvendin e Shqipërisë ku paguhej për ReportTv nga Mirel Mërtiri në periudhë fushate në vitin 2021, të jeni të bindur se janë me dokumenta të kopsitura dhe fakte të pakontestueshme.

Grupi që ka punuar me atë dosje dua ti përgëzojë publikisht pasi kanë bërë një punë fantastike dhe zoti Noka është deputeti që firmosi zyrtarisht kallëzimin që bëhet ditën e nesërme publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco