SYRI TV/ Procesi ndaj Mediut, dëshmoin Ylli Pinari: Përgjegjës edhe firma ‘Alba Demil’

18:59, 10/01/2024
A+ Aa A-

Në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci” ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, bëri përgjegjës për ngjarjen Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe kompaninë “Alba Demil”. Ndërkohë vetë ish-ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu, tha se kishte kërkuar nga Forcat e Armatosura verifikime. Nga ana tjetër Mediu kërkoi deklasifikimin e raporteve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbajtur pas ngjarjes, pasi SHISH ka evidentuar ndër të tjera dyshime të  ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO.

SYRI TV

Ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari njësoj si në sallën e gjyqit, edhe jashtë saj për mediat, deklaroi se për ngjarjen e Gërdecit më 15 mars 2008, përgjegjës ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kompania “Alba Demil” me ortakë Patrick Henry dhe Mihal Delijorgji. Pasi u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit në procesin ndaj Ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Pinari sqaroi në dalje të GJKKO-së qëndrimet e tij.

I një linje ishte edhe ish-ministri Fatmir Mediu, i cili tha ndër të tjera se i ka kërkuar Forcave të Armatosura verifikime..

Mediu tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas ngjarjes, duke theksuar se ka pasur qëndrime të drejtuesve të SHISH të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situate të tillë.

Dëshmitarët Gëzim Oshafi dhe Fatbardh Kuçi iu përgjigjën gjykatës duke marrë pjesë në proces, por përdorën të drejtën që u jep ligji për të mos dhënë deklarime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco