SYRI TV/ Rama paralajmëron pazar për zgjedhoren: Nëse vijon blllokimi, votojmë dhe ikim

18:57, 10/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama refuzon kontrollin parlamentar të aferave të qeverisë, duke refuzuar kërkesat e opozitës për Komision hetimor. Nga Lezha kryeministri ka paralajmëruar edhe shkrirjen e Komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore duke refuzuar konsensusin me opozitën dhe njoftoi formulën e re të pazareve për sigurimin e 84 votave. Siç Aleksandër Vuçiç që refuzoi hetimin e zgjedhjeve nga aleatët perëndimor, sot edhe kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën çdo apeli apo sugjerimi të partnerëve të huaj. 

SYRI TV

Mazhoranca nuk do të bëjë asnjë reflektim me nisjen e  sesionit të ri parlamenar , duke mos ndryshuar  sjellje, karshi  opozitës . Kryeministi Edi Rama do të vijojë të refuzojë respektimin e të drejtave kushtuese të opozitës ndërsa ka paralajmëruar një  reformë zgjedhore të njëanshme.  Në përfundim të mbledhjes dy ditëore të qeverisë në  Lezhë,  në një konferencë me  gazetarët, Rama  deklaroi se nuk do te këtë  rishikim të ligjit për komisionet hetimore, ndërsa  u shpreh I vendosur për ti miratuar ligjet brenda pak minutash, nëse opozita vijon me protestën në sallën e kuvendit. 

Edhe pse opozita ka bërë propozimet për komisionin e reformës zgjehdore, duke kerkuar uljen në tryezë për ndryshimin e kodit zgjedhor, Rama paralajmëroi shkrirjen e komisionit bipartizan, dhe një reformë elektorale  pa konsesnsus. përmes pazarit të  votave. 

Kryeministri tmbajti të njëjtin qëndrim, si presidenti serb në raport me partnerët e huaj. Ndërsa Vuçiç, refuzoi hetimin ndërkombëtar për zgjedhjet, Rama deklaroi se nuk do të pranojë më asnjë sygjerim të aleatëve ndërkombëtarë për të zgjidhur krizën politike, me opozitën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco