‘Rama do përballet me pasojat’/ Lela: Kushtet kanë ndryshuar, bashkimi i opozitës ndodh vetëm nëse…

‘Rama do përballet me pasojat’/ Lela: Kushtet kanë ndryshuar, bashkimi i opozitës ndodh vetëm nëse…

17:32, 10/01/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela u është përgjigjur komenteve të kryeministrit Rama lidhur me opozitën ditën e sotme.

I ftuar në News24, Lela e cilësoi Ramën si “bashkëautor” të kaosit dhe përçarjes në opozitë, ndërsa e fajësoi kreun e qeverisë se pranoi që ka në dorë të ndryshojë situatën lidhur me komisionet por zgjedh mos ta bëjë.

Sa i përket një bashkimi të mundshëm të fraksioneve opozitare, Lela tha se bashkimi ka vetëm një formulë dhe ajo nënkupton se nuk mund të ketë bashkim me Sali Berishën në burg apo jashtë kësaj aleance të mundshme.

Lidhur me reagimin në vijim të Rithemelimit, Lela theksoi se mosbindja civile po zhvillohet çdo ditë poshtë banesës së ish-kryeministrit, por nënkuptoi se ajo mund të zhvendoset pranë ambienteve të Kuvendit duke rikujtuar se seancat parlamentare do të nisin së shpejti.

Lela: Rama është që në fillesë bashkëautor i kaosit dhe përçarjes në opozitë dhe arriti atë që arriti. Rama që nga shprehja drejtuar Berishës, a e kalon dot Atlantikun nëse do Sali, që aty u vetëzbulua si një nga bashkëautorët e non-gratës ndaj tij. Çdo koment që ai bën nuk është gjë e re. Opozita e ka të qartë kush qëndron pas sulmeve.

Berisha ka thënë që i ka ardhur një ofertë në zyrën e tij nga një ndërmjetës. I ka kërkuar çfarë mendimi do kishte nëse do kishte një koalicion të madh mes Ramës dhe Bashës dhe Berisha ka thënë absolutisht jo. Këtu është faza tjetër e asaj që ne shohim sot, sulmi frontal ndaj liderit të opozitës dhe ndaj kësaj të fundit. Unë them se duhet t’ia dimë për nder Berishës këtë që ka bërë për pluralizmin.

Rama mund të luajë të fortin me komisionet, por me atë që thotë e pranon edhe vetë që është ai pas kaosit. Kjo është të pranosh që e ka në dorë, por nuk e bën sepse ashtu do. Ne kemi rëndë dakord që në Republikë nuk bëhet si do kryeministri, por si e kërkon ligji. Rama del e thotë që nuk ka rëndësi ndarja e pushteteve. Megjithatë herët a vonë ai do të përballet me pasojat.

Bashkimi ka vetëm një formulë në këto kushte, nuk mund të ketë bashkim me liderin e opozitës në burg apo jashtë këtij bashkimi. Kush do të bëjë bashkim jashtë kësaj formule e ka sa për propagandë, formula tani ka ndryshuar. Berisha është arrestuar si lider i opozitës. Aty e kishin 9 vjet dhe nuk e arrestuan.

Protestat janë një formë. Ka forma të tjera, do të shpalosen, mos harroni Parlamenti fillon së shpejti, Mosbindja civile nuk është çelës drite që e fik apo ndez, është diçka që shpaloset duke ndodhur. Nuk mund të parashkruhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco