Mediu: Gërdecin e përcaktoi kompania, ministri i Mbrojtjes as ka pasur dijeni, as nuk ka qenë ndonjëherë atje

Mediu: Gërdecin e përcaktoi kompania, ministri i Mbrojtjes as ka pasur dijeni, as nuk ka qenë ndonjëherë atje

13:35, 10/01/2024
A+ Aa A-

Në vazhdën e gjykimit që po kryhet në SPAK lidhur me shpërthimin në Gërdec, ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u paraqit sot sërish në seancë.

Para mediave ai deklaroi më pas qendrimin që ka mbajtur lidhur me provat që iu paraqitën: “Së pari, dua që të gjithë ta kemi të qartë që sot, në këtë seancë, doli që Gërdecin nuk e ka përcaktuar Ministri i Mbrojtjes. Ka ardhur i përcaktuar nga kompania dhe për më tepër, Ministri i Mbrojtjes, as ka pasur dijeni dhe as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec. Përfaqësuesit e lartë ushtarakë kanë qenë dhe e kanë vlerësuar Gërdecin më shumë sesa njëherë.

Për sa i përket Urdhrit 20/44, dua t’ju them që ky është një Urdhër i përgatitur nga strukturat e Shtabit të Përgjithshëm, Sektori i Armatim- Municioneve, Drejtoria Logjistike, strukturat e Shtabit, përcjellë përmes Shefit të Shtabit dhe Drejtorisë Juridike te Ministri i Mbrojtjes.

Çështjet që ngriti z. Pinari nuk janë çështje të gjykimit të Ministrit të Mbrojtjes në aksin e kalibrave apo të sigurisë dhe dua ta bëj të qartë që Vendimi i Këshillit të Ministrave i përcakton ministrit disa detyra, MEIKOs disa detyra dhe Forcave të Armatosura, lëvizjen, sigurinë e procesit, trajtimin e procesit të produkteve të demontimit. Po ashtu përcakton që ka nevojë bashkë me çmilitarizimin, jo vetëm për urdhër ministri, por edhe për një Udhëzim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili ka munguar.

Në Forcat e Armatosura nuk mund të ketë Urdhër ministri që ngarkon Shtabin e Përgjithshëm me detyra dhe të mos ketë një Urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, të autoriteteve të larta të tij apo të komandave në zbatim, se përndryshe nuk do të flisnim për Forcë të Armatosur.

Pra, e gjithë kjo situatë, dua ta them edhe njëherë, qartësoi një gjë: që Ministri i Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet  ndërkombëtare , detyrimet ligjore, interesat e sigurisë së vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka zbatuar Vendimin e Këshillit të Ministrave me atë detyrë që ka lënë VKM-ja. VKM-ja përcakton që kalimi i municioneve bëhet me urdhër ministri. Ministri ndërton komisionin për çmimet, civil dhe ushtarak dhe një komision të posaçëm të kategorizimit, i cili ëhstë tërësisht ushtarak me specialistët më të mirë të armatim-municionit dhe mbas këtyre veprimeve, atëherë vihet në lëvizje ministri. Urdhri 20/44 siç u çmua dhe sot ka ardhur si një procedurë e inicuar dhe e përgatitur e gjitha nga Shtabi i Përgjithshëm. Vlerën juridike të bazueshmërisë së këtij urdhri apo jo, nuk jam unë që e çmoj.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco