Zhulali: Non grata ndaj Berishës po merr vëmendje edhe nga demokratët ja pse skandali  Mcgonigal e zhvleftëson vendimin e DASH

Zhulali: Non grata ndaj Berishës po merr vëmendje edhe nga demokratët ja pse skandali Mcgonigal e zhvleftëson vendimin e DASH

22:34, 09/01/2024
A+ Aa A-

Ilda Zhulali, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike,  tha në News 24, se skandali i Charles Mcgonigal zhvleftëson nongratën ndaj Sali Berishës.

“Transparenca është kyç dhe këtë nuk e ka kërkuar vetëm zt.Berisha. Një nga kongresmenët amerikan i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit të vihet në dijeni të fakteve për zt.Berisha. Ia ka kërkuar disa herë me shkrim. Rasti i zt.Berisha po vetë ekspozohet në një mënyrë tjetër dhe po merr një rishikim jo vetëm nga Republikanët por edhe Demokratët, përmes çështjes së Mcgonigal.

I kapur në korrupsion me kryeministrin shqiptar për të goditur opozitën e vendit të tij mendoj se e demanskon rastin e zt. Berisha dhe non gratën e tij. Ai ka pranuar akuzën. Ai ka pranuar fajësinë për të gjitha pyetjet e bëra. Kjo është çështja ligjore. Ajo po ndiqet në Kongresin amerikan dhe nuk shpëtojë jashtë vëmendjes dhe do të sjellë një rishikim të nongratës së zt.Berisha”, tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco