Hoxhaj: Në Shqipëri ka një kaos mes institucioneve, kanë kompetenca kushtetuese që përplasen mes tyre

21:38, 09/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin AShoë në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar situatën politike në vend ishte pedagogu i drejtësisë në Universitetin ‘College London’, Andi Hoxhaj.

Hoxhaj është shprehur se në Shqipëri është një përplasje shumë e madhe mes institucioneve pasi kanë kompetenca kushtetuese që përplasen mes tyre.

"Gjatë periudhash kur kam shkruajtur doktoraturën kam shkruar një kapitull në lidhje me jurispurdencën dhe bashkëveprimi i institucioneve mes njëra tjetrën. Në shumë traste kam hasur një konflikt të jashtëzakonshëm mes institucioneve për shkak se kishin të drejta kushtetuese që përplasesishn mes tyre.

Sa i përket parlamentarizmit dhe si ata veprojnë është mëse e qartë se ka vazhduar regresin e saj dhe nuk është e shëndetshme për një vend demokratik. Kemi vëzhguar se nuk ka pasur një respektim të institucioneve dhe jo çdo gjë ne mund ta korigjojmë ose ta rregullojmë me ligj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco