Zbardhen detaje nga mbledhja e qeverisë/ Rama kërkon raporte të performancës së patronazhimit publik të deputetëve

Zbardhen detaje nga mbledhja e qeverisë/ Rama kërkon raporte të performancës së patronazhimit publik të deputetëve

16:19, 09/01/2024
A+ Aa A-

Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar në disa pika sipërfaqësore.

Më kryesorja e takimit që mbahet në vendin ku do ngrihen kampet e refugjatëve, në një territor që Edi Rama e ka dhë ekstraterritorialitet Italisë pa u konsultuar me askënd, ka qenë kontrolli i patronazhimit të deputetëve dhe pazaret me Lulzim Bashën për votat në Parlament.

Seancat plenare të zhvilluara

Sa interpelanca

Sa mocione me debat

Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputëteve

Prezenca e deputëteve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione

Takimet e ministrave me deputetët

Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale

Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar

Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale. Pikë e cila tregon përdorimin e deputetëve si patronazhistë në media e rrjete sociale.

Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.

Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve dhe refora zgjedhore, për të cilën Rama prej ditësh ka hapur fjalë se e ka mbyllur pazarin me Lulzim Bashën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco