Strazimirin e habit gajasja e Lulit edhe kur humb: Tani as si mashtrues nuk është më serioz!

Strazimirin e habit gajasja e Lulit edhe kur humb: Tani as si mashtrues nuk është më serioz!

13:42, 27/12/2023
A+ Aa A-

Ish-Kryetari i PD, Lulzim Basha, është vënë sot përsëri në shënjestër të talljeve dhe qësendive edhe nga ish-deputetët e tij për qëndrimin që mbajti ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor lidhur me vulën e Partisë Demokratike, të cilën synon ta mbajë vetë.

Sipas Bashës, "vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD"... në një kohë kur Gjykata e Lartë caktoi që Gjykata e Apelit të vendosë nëse është i drejtë, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit.

Një ndër komentuesit është edhe Gent Strazimiri, që reagoi me sarkazëm mbi një foto të Lulzim Bashës: “Ky gëzohet njësoj dhe vazhdon të "korrë fitoren e radhës", edhe kur Apeli vendos "të rrëzojë Berishën” edhe kur Gjykata e Lartë rrëzon Apelin...Të vetmin moment serioziteti e kishte kur mashtronte. Tani as si mashtrues nuk është më serioz,” tha ai.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco