Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës

Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës

10:26, 27/12/2023
A+ Aa A-

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë.

Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën.

Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Në protestë ka prezencë të lartë të efektivëve të Policisë, ku ka patur dhe incidente me protestuesit të cilët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën e “Myslym Shyrit”.

Seanca në Gjykatën e Lartë ka nisur në orën 09:00, ku do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina. Seanca do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco