Intervista që Sorosi nuk do të donte ta dëgjonte

Intervista që Sorosi nuk do të donte ta dëgjonte

09:50, 27/12/2023
A+ Aa A-

Një intervistë e George Soros e dhënë në vitin 1998, por që ishte zhdukur nga qarkullimi ëshë nxjerrë në dritë nga disa organizata të huaja ku ai rrëfen spekulimet dhe sulmet financiare ndaj shumë shteteve.

Por çka është më e rëndësishmja, është fakti se pohimet që Soros ka bërë në këtë intervistë janë spektakolare dhe tepër të sinqerta. Ai pranon rolin e tij si spekulant dhe flet për sulmet që u ka bërë tregjeve të shumë shteteve. Për këtë ai shprehet se synimi i tij ka qënë të bëjë para, duke mos marrë parasysh se çfarë pasojash lë pas

Gazetari

Dy vitet e fundit, jeni fajësuar për kolapsin financiar të Tajlandës, Malajzisë, Indonezisë, Japonisë dhe Rusisë.

Soros

Të gjitha këto shtete?

Gazetari

Të gjitha këto shtete. A jeni kaq i fuqishëm?

Soros

Jo, ka një keqkuptim të madh këtu.

Gazetari

Kryeministri i Malajzisë ka thënë se rajoni ka kaluar 40 vjet duke u përpjekur të çojë para ekonominë e vet dhe më pas vjen një idiot si Sorosi, me shumë para dhe gjithçka përmbyset. Ai ju quan kriminel.

Soros

Ai e ka më të lehtë të fajësojë një forcë të huaj. Unë jam fajësuar për gjithçka. Unë jam atje për të fituar para. Nuk mundem dhe nuk shikoj pasojat sociale të asaj që bëj.

Gazetari

A besoni në Zot?

Soros

Jo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco