Berisha: Kur kreu i opozitës burgoset pa asnjë akuzë, burgoset dhe i ndalohen takimet e komunikimet, kjo është Diktaturë!

Berisha: Kur kreu i opozitës burgoset pa asnjë akuzë, burgoset dhe i ndalohen takimet e komunikimet, kjo është Diktaturë!

10:04, 27/12/2023
A+ Aa A-

Vazhdimi i fjalës së Kryetarit të PD, Sali Berisha, përpara Gjykatës së Lartë, ku pritet të merret vendimi për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. 

Berisha: "Prapë sot, gjykata do vendosë për masat kundër Sali Berishës. U shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Sali Berishën pa kaluar në Kuvend. Gjithashtu u shkelën ligjet dhe rregullorja e Kuvendit në mënyrën se si u votua heqja e imunitetit të tij. Nuk po përmend as standardin e dyfishtë dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese.
Le t’i lëmë mënjanë këto, por më thoni ju mua, pse duhet kyçur në shtëpi pa asnjë dokument, fakt apo provë Sali Berisha?! Vetëm e vetëm pse i ka kallur tmerrin, datën, monstrës së pluralizmit, bastardit të xhelatëve të diktaturës komuniste, Edi Ramës.

Pse u dashkan ndaluar komunikimet publike të Sali Berishës?

Do i perifrazoj një fjalë zonjës Rama, e cila pak vite më parë mblodhi gazetarët në Pallatin e Brigadave dhe u lexoi fjalimin e gjilpërave të helmuara. U tha se me artikujt tuaj, i bëni gjilpëra helmi burrit tim dhe mua.

Problemi i tij është se denoncimet tona i ka si helm se është mëkatar.

Por natyrisht nuk mund të bëhet fjalë për një grua, për një vajzë të korruptuar në Shqipëri, pa cituar thjeshtrën e tij, e cila pasurohet ditën dhe natën, kur fle dhe kur zbavitet, vetëm e vetëm falë njerkut të artë, falë të cilit fiton çdo tender dhe asgjëson çdo konkurrent.

Nuk mund të flitet për një grua të korruptuar, kur nuk përmendet Linda, që kritikat i merr për helmime, në një kohë kur fiton me paratë e donatorëve çdo projekt të bashkëpunimit me qeverinë, që të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Ndaj dhe ata mendojnë se duke më hequr të drejtën e komunikimit, do shpëtojnë nga kritikat, do shpëtojnë nga sulmet e merituara.

Sot ne duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat përdoren si armë kundër opozitës, kjo është diktaturë.

Kur partisë më të madhe i konfiskohet haptas logoja dhe vula, kjo është diktaturë.

Kur logoja e partisë më të madhe opozitare kërkohet t’i jepet një personi që dihet botërisht se është peng i Edi Ramës, kjo është diktaturë.

Kur kreu i opozitës pa asnjë akuzë burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, kjo është diktaturë.

Shqiptarë zgjohuni se po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusinë e Putinit, me Bjellorusinë e Lukashenkos, me Venezuelën e Maduros dhue juntën ushtarake të Mianmarit.

Për të gjitha këto, kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë.

Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre.

A do e fitojmë ne këtë betejë?! Absolutisht po!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco