Tatimi i profesionistëve/ Muço: Skemë e gabuar, nuk zgjidh evazionin

Tatimi i profesionistëve/ Muço: Skemë e gabuar, nuk zgjidh evazionin

17:57, 26/12/2023
A+ Aa A-

Nga data 1 janar të gjithë profesionistët e lirë do të tatohen me vlerë 15% dhe 23% në bazë të fitimit të tyre. Qeveria ka publikuar në fletoren zyrtare listën me 26 aktivitete dhe 180 lloje profesionesh që përfshihen në këtë skemë.

Për ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço, skema nuk zgjidh problemin e evazionit fiskal por vetëm dekurajon këto lloj profesionistësh, të cilët në shumicën e rasteve, zënë shtresën e mesme të popullsisë

“Në parim të gjithë duhet të paguajnë, praktikisht është një taksim i tepruar në disa raste. Ti e takson këtë njësoj sikur të jetë i punësuar me 15 dhe 23 %. Të ardhurat e tij e konsiderojnë një pagë dhe jo si si i vetëpunësuar. Është e tepruar për shtresën e mesme e popullsisë, e cila është më e vuajtura asi shikojnë të gjithë emigracionit. Jam kundra formës”-tha ai.

Sipas Muços, të ardhurat që priten të grumbullohen nga kjo skemë janë modeste për buxhetin në raport me prodhimin e brendshëm bruto.

“17 milion nuk është një e ardhur shumë e madhe pot ë marrim në konsideratë buxhetin e shtetit, kishte forma nga më të ndryshme për të zgjeruar bazën e tatueshme. Shqipëria sot, po të shohim nga buxheti të ardhurat në raport me PBB janë dhe më të ulëta sesa ishin dhe po të shikojmë ecurinë në 10 vitet e fundit, situata nuk është përmirësuar aspak. Problemi sot vazhdon të jetë evazioni fiskal, vazhdon të mos zgjerohet baza e tatueshme. Kjo nuk është zgjidhja që i jep informalitetit”-tha ai.

Për ekspertin, zgjidhja më efektive do të ishte një taks e sheshtë mbi fitimin. Ndërkohë ai shprehet se shumë profesionist do konsiderojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre në Kosovë dhe rajon.

“Ka shumë kontabilistë që po konsiderojnë të largohen dhe të zhvendosin aktivitetet e tyre në Kosovë”-theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco