‘Nuk ka masë që të heq të drejtën e fjalës’/ Gjata: Sa më shumë ta luftojnë, Berisha fuqizohet

16:57, 26/12/2023
A+ Aa A-

Juristi Çlirim Gjata e ka quajtur çmenduri masën e SPAK për të ruajtur Berishën me polic tek dera e shtëpisë. I ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Gjata u shpreh se SPAK është i dirigjuar për të marrë masa të tilla në mënyrë që të mposhtin Berishën.

Sipas tij, nuk ekziston një masë për të hequr të drejtën e fjalës.

“Kush e liroi Bajrin nga burgu përpara zgjedhjeve? Liroget nga SPAK nga burgu përpara zgjedhjeve sepse duhej të përdorej për zgjedhjet dhe i  vënë polic roje tek dera Sali Berishës, personit që futi Shqipërinë në NATO, shefi i opozitës sot. Problem është mjerimi i këtyre që urdhërojnë SPAK-un për të marrë masa të tilla. Degjenerim karakterial dhe personal i prokurorëve të SPAK-ut që bëjnë kërkesa të tilla.

33 vjet kanë që e luftojnë Sali Berishën. Sot e gjetën ata të kujtohen pas 33 viteve ta ruajnë me polic tek dera? Ata mendojnë se mund ta demoralizojnë dhe ta mposhtin Sali Berishën. Janë gafa. Berishës po i dhe betejë, ai atë do.

Nuk ka masë sigurimi që të heq të drejtën e fjalës, nuk ekziston.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco