SYRI TV/ Skandal, SPAK i kërkon policisë që të mbikëqyrë Berishën

14:28, 26/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Prokuroria e Posaçme tejkalon çdo logjikë juridike duke kërkuar që Sali Berisha të mbikqyret nga Policia, teksa i kërkoi gjykatës dhënien e masës “arrest shtëpie”.

Avokatët e cilësuan këtë kërkesë si të pabazuar në ligj dhe shenjë hakmarrje politike ndaj liderit të opozitës.

Pas kërkesës së SPAK avokatët kërkuan kohë të njihen me kërkesën ndërsa kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka duke paraqitur provat për shkarkimin e saj në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha.

Seanca e radhës u caktua të mërkurën 27 dhjetorit në orën 11:00.

Në seancën e 27 dhjetorit, pritet të ketë një qëndrim nga GJKKO lidhur me kërkesën e avokatëve që është regjistruar në sekretari por u komunikua edhe në sallën e gjyqit që Irena Gjoka të përjashtohet nga çështja. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco