Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

SPAK ka kërkuar arrestimin e tij! Berisha në takim me të rinjtë, dërgon në seancë avokatët

SPAK ka kërkuar arrestimin e tij! Berisha në takim me të rinjtë, dërgon në seancë avokatët

10:24, 26/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij ku gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Zyra e shtypit e Berishës ka njoftuar se lideri demokrat do të zhvillojë takim me të rinjtë në selinë blu.

Ndërsa në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur dy avokatët e ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Seanca pritet të zgjasë shumë pasi përfaqësuesit ligjorë të liderit demokrat do të paraqesin disa kërkesa. Ndërsa vendimi do të merret sot, për shkak se përfundon afati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco