Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

KAFE SHQETO/ Alarm për sulm në Veri, Berisha: Serbia nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për Kosovën!

10:06, 26/12/2023
A+ Aa A-

Hisen Berisha, deputet i PDK ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO për të folur për gjendjen në rajonin e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht në “Lagjen e boshnjakëve” ku janë gjetur armatime të rënda.

Berisha gjatë intervistës u shpreh se nuk është rastësi që gjenden armë në këto komuniteti pasi Vuçiç gjithmonë ka shpërndarë armë në komunitetin seb për të krijuar destabilitet në Kosovë.

Pjesë nga intervista:

Moderatori Flavio Qarri: Kosova duket se ka demokracinë më eficente në gjithë Ballkanin.

Berisha: Kjo është mëse e vërtetë sepse Kosova çdo gjë e mësojë nga dy aspekte: 1. Për shkak të dhunës një shekullore nga okupuesi serb dhe mësoj se çfarë nuk është mirë t’ju bëhet komuniteteve të tjera që bashkëveprojnë me të. Pastaj mësoj se për 100 vite apo periudhën e komunizmit në veçanti mësoj se si janë zgjedhjet e diktuara nga qendra dhe normal e ka shumë të lehtë të zbatoj parimet e demokracisë. Një popull që e filloi lëvizjen me dy gishtërinj dhe me thirrje për liri, barazi dhe demokraci. Dhe e dyta jemi popull që ABC e demokracisë apo ndërtimit të shtetit pas lirisë pas luftës e sakrificës e filluam të koordinuar nën protektoriat të shteteve të demokratike.

Moderatori: Kështu themi dhe për ne në letër por nuk na ka ecur kaq mirë këto kohët e fundit.

Berisha: Lufta më e vështirë është lufta me vetveten dhe populli shqiptar dhe Shqipëria e kishte të vështirë sepse e kishte luftën me vetveten. Pastaj është një defekt gjeneral për të gjithë popujt që kanë bërë revolucione për lirinë se në liri kur kanë fituar janë shumë më zemër mëdhenj dhe i kanë rehabilituar sërish strukturat që kanë sunduar ndoshta deri në atë ditë. Kjo ka ndodhur në Shqipëri me mbetjet e komunizmit dhe të diktaturës dhe ka ndodhur dhe në Kosovë me qarqet që kanë implementuar jugosllavizmin dhe komunizmin.

Moderatori: Duke qenë se kishit këtë argument a është kjo tolerancë që ka sjellë në fakt situatën ku ndodhemi sot ku në Veri eksponent të vullnetit dhe dëshirave serbe rrezikojnë situatën, rendin përmes akteve të përsëritura?

Berisha: Tendencat e Serbisë për të pushtuar Kosovën nuk i ka fshehur asnjëherë dhe nuk do t’i fshehë as tani. Situata e sigurisë dhe ajo politike që nga 24 shtatori nuk ka ndryshuar fare. I vetmi ndryshim është ajo tendenca për ta kualifikuar aksionin e 24 shtatorit me terma të ndryshme deri aty sa në BE e fundit që ka qenë gjatë analizës se çfarë ndodhi dhe për të dalë në një qëndrim zyrtar ka qenë se individë të armatosur rëndë kanë sulmuar policinë e Kosovës. Pra kemi një shkarje në qëndrimet profesionale dhe politike të vetë të madantuarit për sigurinë e Kosovës që është NATO. U pretendua se ishin individë të armatosur rëndë ndërkohë që kemi të bëjmë me trupat e armatosura, me makineri me armatime që në pamjet që shikohen kanë qenë në nivelin e një kompanie. Në çdo vend mund të ketë armatim të tillë të grumbulluar jo tani po mund të jetë në vazhdimësi. Beogradi ka vazhduar të mbetet destruktiv dhe gjithmonë ka shpërndarë armatim të lehtë dhe të vogël në komunitetin serb të cilët jo vetëm në Kosovë por edhe rreth e rreth vetes i keqpërdor për të destabilizuar ato shtete dhe për të krijuar destabilitet politik sa herë që i duhet. Nuk është suprizë që në Veri gjetën armatime dhe nuk është suprizë dhe për shumë vende të tjera. Por është një problem se Beogradi po i përdore objektet religjioze për të realizuar këto veprime të veta kriminale por që cenojnë dhe integritetin, sovranitetin dhe stabilitetin politik në Kosovë. E njejtë ka qenë dhe situata në Banje. Ju e patë deklaratën e kryeministrit më vonë që tha kam dhënë urdhër që të mos qëllohet në drejtim të terroristëve apo kriminelëve të trupave serbeve që ishin futur në Banje sepse po i keqpërdorin objektet religjioze si mburojë për të realizuar pastaj objektivat e vet që kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco