Vokshi mbledh drejtueset e LDGSH: Berishizmi frymëzon çdo opozitar

Vokshi mbledh drejtueset e LDGSH: Berishizmi frymëzon çdo opozitar

09:42, 22/12/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, zj. Albana Vokshi mblodhi pasditen e së enjtes drejtueset e degëve të Tiranës, në selinë e Partisë Demokratike.

Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar situatën politike në Shqipëri, pas vendimeve të mazhorancës socialiste me në krye Edi Ramën për heqjen e imuniteti dhe arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Prej vitesh PD është përballë tentativave të njëpasnjëshme të Edi Ramës për ta shkatërruar, ndarë, përçarë, zhbërë opozitën. E ka bërë me të gjitha format: me para, presione, shantazhe, kërcënime. Edi Rama, që kontrollon çdo pushtet, nuk do opozitë! Ai tenton ose t’i blejë, shantazhojë, ose kur nuk i blen e shantazhon dot, përpiqet t’i izolojë, eliminojë. Edi Rama ka frikë, tmerrohet nga Sali Berisha. Ndaj ka përdorur çdo pushtet e institucion që kontrollon, të cilët në një puç kushtetues, kanë marrë vendime të paprecedenta antikushtetuese, duke rrëmbyer kompetencat e parlamentit vetëm e vetëm që të “eliminojnë” politikisht Sali Berishën. Por a mundet të izolohet Sali Berisha? Sigurisht që jo!” u shpreh Vokshi gjatë takimit me drejtueset e degëve të Tiranës.

Kryetarja e LDG vijoi më tej duke theksuar se Edi Rama edhe mund të urdhërojë arrestimin e Sali Berishës, por ai nuk arreston dot të gjithë opozitën.

“Edi Rama nuk na arreston dot të gjithëve. Berishizmi është frymë që frymëzon çdo opozitar, që sot më shumë se kurrë duhet të jetë në këmbë në mbrojtje të parlamentarizmit, pluralizmit, demokracisë. Sali Berisha është kryetari i rikonfirmuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 dhjetor, i mandatuar për të drejtuar PD dhe opozitën. Ai drejton e do të drejtojë Partinë Demokratike”.

Në takimin me drejtueset e degëve të Tiranës u diskutua edhe misioni që gratë kanë në mbrojtje të familjes së përbashkët, Shqipërisë, në mbrojtje të të drejtave kushtetuese dhe demokracisë, në mbrojtje të familjeve e fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco