Afera e shekullit/ Klodian Tomorri: Mirel Mërtiri, personi kyç i kësaj çështjes

Afera e shekullit/ Klodian Tomorri: Mirel Mërtiri, personi kyç i kësaj çështjes

23:04, 21/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar daljen e Mirel Mërtirit në intervistë në një televizion opozitar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Tomorri tha se e ka shfrytëzuar për çështjet e tij në Austri.

Ai thekson se Mërtiri është personi kyç i të gjithë kësaj çështje nga Elbasani në Tiranë.

“Ne nuk e dimë pse ka dalë aty. Të qënit tv opozitar i ka bërë llogaritë e tij. Ai doli aty për interesat e tij. Në fillim kur u anoncua se Mërtiri do flasë për herë të parë sigurisht që gjithkush kishte hipotezat e tij nëse do flasë për një palë apo tjetër.Ai nuk bëri asnjërën nga këto. Ai e ka shfrytëzuar për çështjet e veta që ka në Austri . Mirel Mërtiri është personi kyç i të gjithë kësaj çështje nga Elbasani në Tiranë.Tek inceneratori i Tiranës aksionerët kanë ndryshuar disa herë.Ky me letra nuk ka qenë pronar”, tha Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco