SYRI TV/ Mbledhja e Kryesisë, Berisha: Përballje me regjimin, vrasim frikën

22:30, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur riorganizimin e forcës kryesore të opozitës. Në një mbledhje që erdhi pas vendimit të Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste për heqjen e imunitetit të liderit demokrat Sali Berisha, Kryesia vendosi krijimin e 4 rajoneve të cilat do të drejtohen nga 4 koordinatorë. Po kështu Kryesia vendosi që të ftojë në riorganizimin e partisë edhe grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit. Kryesia vendosi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, të shtunën në orën 12. Në nisje të mbledhjes, Berisha theksoi se në kushtet e krijuara, Partia Demokratike duhet të ripërshtatet me shpejtësi.   

Kryesia e PD u mblodh këtë të enjte në selinë blu ,  për të diskutuar lidhur me situatën politike të krijuar në vend, pas vendimeve të Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste për heqjen e imuniteti dhe arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha.  Në mbledhjen e kryesisë u vendos që të thirret Këshilli Kombëtar I PD të shtunën e 23 dhjetorit ora 12:00.   Sa I përket organizimit te partisë u vendos krijimi i 4 rajoneve që do të drejtohen nga 4 kordinator. Po kështu mësohet se në prhanizim do të ftohen edhe Gazmend Bardhi dhe deputetë e grupit të tij. Gjatë fjalës së tij në mbledhje,  kryedemokrati Sali Berisha dha mesazhe të qarta  për vijimin e betejës pa kthim dhe përballjes  me regjimin e  Edi Ramës.  Sipas tij detyra e cdo demokrat  e opozitari është të varësi frikën tek qytetarët

Berisha deklaroi se vendimet e fundit te Ramës, e tregojnë tmerrin që ka nga opozita, ndërsa thekso  duhet një ripërshtatje më e shpejtë dhe qëndresa të rikonceptoje si betejë e atyre që guxojnë

Berisha i komentoi edhe  vendimin e një dite me parë të gjykatës Kushtetuese, teksa e akuzoi se është kthyer në  seksionin më militant të PS duke shkelur rregullat dhe kushtetutën e vendit

Një apel Berisha bëri ndaj anëtarëve të PD dhe  të gjithë demokratët, që betejën ta shtrijnë edhe në rrjetet sociale

Sipas  liderit demokrat opozita arriti të asgjësojë parlamentin monist, dhe se  përballet me një opozitë më të fortë e të vendosur do të fundosë  përfundimisht regjimin e Edi Ramës

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco