Burimi: Berisha nuk është i pandehur, Drejtësia shqiptare është e kapur nga Rama dhe amerikanët

21:49, 21/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi e ka cilësuar akuzën ndaj Berishës boshe pasi masa shtrënguese me arrest për të pandehurit duhet të ketë prova të forta, ku sipas tij në dokumentin e dalë nga SPAK për këtë çështje nuk rezulton asgjëkundi emërtimi ‘i pandehur’.

Në një lidhje me Skype për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Burimi shprehet se Drejtësia shqiptare është e kapur nga Rama dhe SHBA. 

“Kodi i kushtetutës së lartë në Shqipëri njeh masën shtrënguese me arrest vetëm për të pandehurit, dhe je i pandehur kur jep prova të forta. Ia bëj pyetjen drejtëpërdrejtë avokatit Gjokutaj që pse ju pala mbrojtëse nuk e keni ngritur këtë pyetje që ka një abuzim.

Për mua është pyetja kardinale që kur doli ai dokument i SPAK-ut, 200 faqe, në asnjë moment, që nga faqa 1 deri tek faqa e fundit fare, nuk lexon, nuk sheh emërtimin ‘i pandehur’. Vetëm me këtë bije gjithçka dhe se kuptoj se përse dy avokatët mbrojtës të Berishës nuk e kanë ngritur këtë çështje.

Për atë që ndodhi sot nuk do thoja që e bëri Rama- atë e bëri drejtësi, pasi drejtësia është e kapur nga Rama e amerikanët. Rama hedh gurin dhe fsheh dorën. E ke në kushtetutë që drejtësia është e kapur nga Rama dhe amerikanët. Nga ana leksikale është i vetmi vend sot në botë nuk ka rast të dytë sot të njohur ku një kushtetutë fut një trup të huaj për të bërë drejëtsi në vendin e tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco