Argita Malltezi flet pas votimit të Kuvendit: Berisha do ta udhëheqë opozitën, PD është e mirëorganizuar

Argita Malltezi flet pas votimit të Kuvendit: Berisha do ta udhëheqë opozitën, PD është e mirëorganizuar

15:07, 21/12/2023
A+ Aa A-

Argita Malltezi Berisha tha në një prononcim për mediat pas votimit të Kuvendit, se Berisha do ta udhëheqë opozitën dhe se vetë ajo do të japë kontributin e saj.

Malltezi theksoi se PD është një strukturë e mirëorganizuar dhe jo grupim spontan, ndaj Berisha do të dalë në shesh e në çdo rrethanë siç i kërkohet.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën. Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë. PD është një strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime. Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia”, tha Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco